Qeveria vijon te kompensoje komunat dhe bashkite per kasat fiskale
Qeveria vijon të kompensojë komunat dhe bashkitë, për kasat fiskale.
Ashtu siç u deklarua gjatë procesit, pajisjet fiskale janë duke u mbuluar totalisht nga fondet e pushtetit qendror, i cili në mënyrë graduale po delegon fonde tek pushteti vendor.
Sipas vendimit më të fundit, botuar në Fletoren Zyrtare, kësaj herë është dhënë fondi prej 28 milionë lekë, për kompensimin e vlerës së taksës së biznesit të vogël, si për kasat fiskale ashtu edhe për taksimetrat.
Konkretisht, pjesë e këtij kompensimi janë gjashtë bashki dhe 10 dhjetë komuna.
Disa nga bashkitë dhe komunat që marrin këtë fond janë: Shkodra, Përrenjasi, Maliqi si dhe komunat: Mollas, Liqenas etj.
Sipas vendimit, fondi prej rreth 28 milionë lekë përballohet nga Fondi i Kontigjencës, i miratuar në buxhetin e vitit 2011.
Për zbatimin e këtij vendimi, ngarkohen Ministria e Financave dhe njësitë e qeverisjes vendore.
Ashtu siç qeveria deklaroi, po kryen rimbursimin e të gjithave pajisjeve fiskale, të cilat u blenë dhe u instaluan nga bizneset brenda afatit të përcaktuar nga qeveria, që ishte shkurti i vitit 2011.
Nga ana tjetër, Administrata Tatimore është duke marrë masa ndaj të gjitha bizneseve që nuk përdorin kasë fiskale dhe nuk lëshojnë kupona tatimorë.
Këto kontrolle do vijojnë deri sa bizneset të ndërgjegjësohen dhe të bëhen pjesë e reformës fiskale në vend.