E Diel, 1 Nëntor 2026

Programet e studimit që do të financohen

Qeveria do të përdorë parime sa më të drejta, bazuar në performancë, me një koncept të ri për financimin e arsimit të lartë që është fondet publike ndjekin studentin. Sipas skemës së re, qeveria do të mbështesë konceptin e ri të alokimit të fondeve publike në një alokim të kuotave të numrit të studentëve në çdo universitet publik, përkatësisht 12 fusha studimi. Për financimin e programeve për “diplomat e dyfishta” do të merret parasysh grupi ku programet përshtaten më shumë me njëri-tjetrin. Për më tepër, qeveria do të prezantojë Skemë Bursash për studentët më të mirë, e cila do të mbulojë tarifat e tyre të shkollimit. Bursat do të caktohen afërsisht për 1% të studentëve më të mirë (vlerësuar sipas rezultateve të Maturës) në secilën nga 11 degët e përcaktuara, pa pasur rëndësi se në cilin universitet shqiptar ata zgjedhin të studiojnë. Në qoftë se fondet e lejojnë, bursat mund të zgjerohen te më shumë se 1% e studentëve më të mirë në degët me subjekte prioritare. Qëllimi është që bursa të zgjasë për kohëzgjatjen e programit të studentit, por, në qoftë se performanca e tij/saj është qartësisht e dobët, bursa e tij/saj do të rishikohet. Në qoftë se fondet e lejojnë, qeveria do të konsiderojë gjithashtu vënien e një numri të kufizuar bursash në dispozicion të studentëve të shkëlqyer të cikleve të dyta dhe/ose të treta.

Degët që financohen

Për financimin e programeve për“diplomat e dyfishta” do të merret parasysh grupi ku programet përshtaten më shumë me njëri-tjetrin. Fushat e studimit do të jenë:

1. Mjekësi

2. Infermieri

3. Shkenca inxhinierike

4. Shkenca natyrore

5. Shkenca të informacionit

6. Shkenca bujqësore, veterinare dhe pyjore

7. Shkenca sociale (drejtësi, sociologji, shkenca politike dhe të komunikimit)

8. Ekonomi dhe biznes

9. Filologji (gjuhët e huaja, histori, gjeografi, letërsi, gjuhë shqipe, filozofi)

10. Shkenca të edukimit

11. Artet

12. Sportet

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›