BSH Remitancat rane 30 keto pese vite
Tashmë kur të ardhurat nga emigrantët sa vijnë e tkurren, ekspertët sugjerojnë rrugët për të zëvendësuar valutën e munguar në ekonomi. Politikat për të rritur eksportin, investimet e huaja dhe shërbimet në vend janë zgjidhja e duhur sipas ekspertëve.
Ishin sa 10 % e prodhimit të brendshëm deri pak vite më parë të ardhurat nga emigrantët. U jepnin gjallëri konsumit, investimeve e shpenzimeve. Por, ky rubinet sa po vjen e mbyllet, pasi vetëm pesë vitet e fundit dërgesat u tkurrën me 30%. Sipas Bankës së Shqipërisë, vitin e kaluar remitancat zbritën në 875 milionë dollarë. Zgjidhje të reja duhen që të plotësojnë mangësitë e krijuara. Shërbimet janë një tjetre sektor që duhet shfrytëzuar më shumë sipas ekspertëve. Punimet për projektin e TAP, ashtu si edhe përdorimi i portit e rrugëve pritet të sjellin më shumë të ardhura në ekonomi.