E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis fluksi ne piken kufitare te Muriqanit

Në Muriqan gjithcka është gati për përballimin fluksit te pushuesve, i cili po njeh rritje dita ditës.

Dominojnë turistët e huaj.

“Jam nga Suedia dhe është hera e parë që vij në Shqipëri. Kësaj radhe do bëjë një vizitë njohëse ndërsa vitin që vjen me një grup shokësh do bëjmë një eksplorim të Shqipërisë”

Ka edhe turiste qe vijne per here te pare ne vendin tone.

“Është hera e dytë që vizitoj Shqipërinë dhe bregdeti më pëlqen shumë, kësaj radhe do bëjë një shetitje përgjatë gjithë vijes bregdetare nga Velipoja deri në Greqi”.

Vijne edhe kosovare qe jetojne ne vende te ndryshme te Europes. Plazhet e preferuar per to jane Velipoja dhe Shëngjini.

Tete sportele jane vene në shërbim të përpunimit të dokumentacionit me qëllim shmangien e radhëve. Masat dhe bashkëpunimi mes policise shqiptare dhe asaj te malit te zi, kane afruar shërbim efikas në këtë pikë të përbashkët te kalimi kufitar, unike në rajonin e Ballkanit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›