BSH: Shkurtimi i shpenzimeve, i domosdoshëm
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë i kërkoi për herë të disatë qeverisë të ulë shpenzimet buxhetore si pasojë e vështirësive të hasura në kredimarrje të brendshme dhe në të ardhura fiskale. Në një deklaratë të publikuar dje, banka qendrore tha se "gjykon si të domosdoshëm rishikimin e shpenzimeve të planifikuara, duke bërë korrigjimet e duhura sipas prioriteteve". Më herët, vetë guvernatori Fullani i pati sugjeruar qeverisë të anulojë investimet e pakontraktuara dhe të kujdeset që të mbajë brenda kufirit të programuar deficitin e këtij viti. BSH vlerëson se për tremujorin e parë, qeveria ka qenë "përgjithësisht brenda kuadrit buxhetor" dhe se "deficiti buxhetor ka qenë nën kontroll". Por për shkak të shtrëngimit të kushteve të likuiditetit në sistemin bankar dhe hezitimit të bankave për të blerë borxhin e qeverisë, buxheti është i rrezikuar. Gjatë katër muajve të parë të këtij viti, Banka e Shqipërisë ka blerë një pjesë të konsiderueshme të borxhit të qeverisë, gjë që ka ndaluar rritjen e mëtejshme të interesave. Megjithatë, interesat për bonot 12-mujore janë ende në 9.15 për qind, kuota më e lartë e shënuar në Shqipëri që nga viti 2002. Deficiti buxhetor i tre muajve të parë të vitit, sipas BSH, është financuar përgjithësisht me të ardhura nga privatizimi.
"Në kushtet e rreziqeve të mundshme fiskale në horizontin afatshkurtër, shtrëngimi i kushteve të financimit krijon vështirësi në financimin e deficitit buxhetor të planifikuar", - u shpreh guvernatori Ardian Fullani në mbledhjen e fundit të Këshillit Mbikëqyrës. Qeveria ka marrë përsipër shpenzime shtesë këtë vit, veçanërisht për rritje pagash dhe pensionesh në prag të zgjedhjeve. Ministri i Financave, Ridvan Bode, ka deklaruar shumë herë se nuk ka ndër mend të rishikojë shpenzimet buxhetore dhe se deri tani, çdo gjë po shkon në rregull. Por burime jozyrtare nga Financat bëjnë të ditur se mundësia e rishikimit të buxhetit do të shqyrtohet brenda muajit maj, pasi të shikohet ecuria e të ardhurave buxhetore për katërmujorin. BSH vlerëson gjithashtu se të dhënat paraprake flasin për rënie të kërkesës së brendshme në ekonominë shqiptare gjatë muajve të parë të vitit, si dhe rënie të ritmit të rritjes së kreditimit.
Box
Dilema
Krizë apo opozitarizëm
Shoqatat e biznesit, ekspertët, politikanët dhe gazetarët janë vënë disi në siklet gjatë javëve të fundit kur flasin për krizën. Qeveria ka filluar të akuzojë për "opozitarizëm", "përhapje paniku" apo "tradhti kombëtare", këdo që flet për vështirësi ekonomike, qofshin këto të shkaktuara nga kriza ndërkombëtare apo nga probleme të brendshme. Në përpjekje për t‘i shpëtuar akuzave për opozitarizëm, përfaqësuesit e fasonistëve dje tentuan të balancojnë ankesën e tyre, duke kritikuar njëkohësisht qeverinë qendrore të së djathtës, ashtu edhe pushtetin vendor të Tiranës, që është në duart e së majtës. Zyrtarë të qeverisë kanë shpallur armik këdo që flet keq për ekonominë e vendit, duke argumentuar se paniku është shkaktari kryesor i krizës. Optimizmi është një fenomen i përhapur edhe në qeveritë e vendeve të zhvilluara, por "The Economist" paralajmëroi në një editorial pak ditë më parë se "optimizmi mbart edhe rrezikun e verbimit të politikës përballë problemeve reale". Së paku në rastin e Shqipërisë, është e qartë se optimizmi i qeverisë nuk lidhet vetëm me dëshirën për të shmangur krizën e prodhuar nga paniku, por edhe me dëshirën për të propaganduar një mrekulli ekonomike në pritje të zgjedhjeve.