BSH: Subjektet financiare ne rrezik? Treguesit ku shfaqet Eglantina Nasi
Kapitali i institucioneve financiare jo-banka, te licencuara per te ushtruar veprimtari financiare ne vend, duhet te jete i mjaftueshem per t’u siguruar atyre likuiditet. Ne te kundert, nese bie poshte nivelit dysheme te percaktuar, atehere keto subjekte paraqiten ne rrezik. Ky eshte thelbi i nje rregulloreje te posacme te publikuar se fundmi nga Banka e Shqiperise lidhur me administrimin e rrezikut tek jo-bankat, ku futen institucionet e mikrokredise, por edhe ato te parase elektronike. “Ekspozimi i subjektit ndaj te treteve, nuk mund te tejkaloje 15% te kapitalit te tij”, citon rregullorja ne fjale. Cka presupozon ne terma praktike se shuma e te gjitha veprimeve brenda apo jashte bilancit te ketij subjekti, nuk duhet ta kaperceje nivelin e lartpermendur. Nga ana tjeter, sa i perket sasise se mjaftueshme te kapitalit qe duhet te kete nje institucion financiar jo-banke, rregullorja ne fjale pohon se ai duhet qe te siguroje nje veprimtari te sigurt dhe te qendrueshme financiare. “Raporti i kapitalit me totalin e aktiveve, nuk duhet te jete me pak se 5% ne vitin e pare te veprimtarise, 8% ne vitin e dyte dhe 10% ne vazhdim”, argumentojne lidhur me nje fakt te tille ekspertet e Bankes se Shqiperise. Teksa shtojne se “raporti i kapitalit me totalin e aktiveve te qendrueshme te trupezuara dhe te patrupezuara (neto), nuk duhet te jete me pak se 100%”. Sikunder, edhe “raporti i kapitalit me totalin e kredive me probleme, nuk duhet te jete me pak se 100%”. Me tej, rregullorja sqaron edhe rastin e respektimit te aftesise se likuiditetit te nje institucioni financiar jobanke. “Raporti i aktiveve me maturitet te mbetur deri ne nje muaj ndaj detyrimeve me maturitet te mbetur njemujor, nuk duhet te jete me pak se 100%”, pohojne ekspertet. Duke shtuar me tej edhe faktin se paraqet rendesi respektimi i pozicioneve valutor. “Raporti i pozicionit te hapur valutor per nje monedhe me kapitalin, nuk duhet te jete me shume se 20% dhe ai per te gjitha monedhat me kapitalin, nuk duhet te jete me shume se 30%”, shton me tej rregullorja ne fjale. Ne fund, ajo sqaron se institucionet jo-banka i respektojne treguesit e ekspozimit ndaj rrezikut kur raporti i aktiveve te qendrueshme mbi totalin e aktiveve, nuk eshte me shume se 20% ne vitin e pare te veprimtarise dhe me shume se 10% pas tij. Ose kur raporti i aktiveve qe sjellin te ardhura me detyrimet qe shkaktojne shpenzime, nuk eshte me pak se 100%. Si edhe kur raporti i kredise me totalin e aktiveve te subjektit, nuk eshte me shume se 95%.