E Diel, 1 Nëntor 2026

ODIHR: Raport, nese do vezhgojme zgjedhjet Rozeta Rapushi

Ne perfundim te takimeve qe po zhvillon me kreret e shtetit shqiptar dhe te politikes, misioni i ODIHR do te hartoje nje raport, ku do te percaktoje nese do te dergoje apo jo mision vezhgimi per zgjedhjet parlamentare te 23 qershorit. Zevendesdrejtorja e ODHIR-it, Nicola Schmidt, tha dje pas takimeve, se aktualisht ky mision po vlereson nevojat e parazgjedhjeve. “Qellimi i vizites sone eshte pike se pari te njihemi me situaten dhe te dalim ne konkluzionin nese, ODHIR duhet apo jo, te dergoje nje mision vezhgimi per zgjedhjet. Pra ne kete kuader ne jemi duke zhvilluar nje sere takimesh me perfaqesuesit e institucioneve shteterore, me ministrite, me KQZ-ne, me partite politike, me perfaqesues te medias, te shoqerise civile dhe me perfaqesues te komunitetit nderkombetar ne Shqiperi”, - u shpreh Schmidt. Sipas saj, si rezultat i ketyre takimeve, ODIHR do te dale shume shpejt me nje raport, i cili do te publikohet ne faqen e ODHIR-it dhe aty do te pershkruhet se, cilat ishin gjetjet, apo konstatimet ne Shqiperi. Ajo vleresoi per ftesen e derguar ODIHR-it nga Qeveria shqiptare qe ne dhjetor te vitit 2012, duke theksuar se dergimi i hershem i fteses e lehteson punen e tyre per planifikimin e Misionit te Vleresimit te Nevojave. Schmidt, e cilesoi si te shkelqyer bashkepunimin e fundit te ODIHR-it me Shqiperine sa i perket reformes zgjedhore dhe u shpreh se debatet e nxehta parazgjedhore jane normale dhe te shendetshme per nje shoqeri demokratike. “Ajo qe duhet te shmanget eshte ndikimi politik i organeve te pavarura zgjedhore”, - tha Schmidt. Nga ana e tij, ministri i Jashtem, Edmond Panariti, theksoi se qeveria shqiptare eshte e perkushtuar qe te garantoje te gjitha kushtet qe periudha para zgjedhore, ajo gjate zgjedhjeve dhe sidomos periudha pas zgjedhore te jene sa me te qeta, ne menyre qe te garantohen zgjedhje te lira e te ndershme, sipas standardeve evropiane. “E garantova perfaqesuesen e ODHIR-it qe, Qeveria Shqiptare eshte e perkushtuar per organizimin e nje procesi normal te drejte zgjedhor dhe qe ky mision i vleresimit te nevojave, pa dyshim qe do te kete nje kontribut te jashtezakonshem ne garantimin e klimes se pershtatshme institucionale per organizimin e nje procesi normal zgjedhor. Padyshim ne presim edhe misione te tjera vezhguesish, sic eshte misioni i Asamblese Parlamentare te OSBE-se, po keshtu edhe misioni respektiv i Keshillit te Evropes, qe jane padyshim te mirepritur per t’u bere pjese e procesit parazgjedhor, atij zgjedhor, por edhe atij paszgjedhor”, - tha ministri gjate konferences per shtyp me misionin e ODIHR. Sipas tij, keto zgjedhje kane nje rendesi kyce, sidomos sa i perket instalimit te nje kulture dialogu politik ne vendin tone.

OSBE pro nismes se votimit te 16-vjecareve, por ne vitin 2017

Jo ndryshime te rendesishme pak muaj para zhvillimit te zgjedhjeve. Keshtu u shpreh dje, Ambasadori i OSBE-se ne vendin tone, Eugen Uollfarth, per propozimin me te fundit te bere nga kryeministri Sali Berisha, per uljen e moshes se votimit nga 18 ne 16 vjec. Sipas diplomatit, nje gje e tille mund te realizohet ne te ardhmen, por jo ne prag te zgjedhjeve, aq me teper kur listat paraprake te zgjedhesve jane gati. “Ndoshta mund te jete nje opsion per te ardhmen, ne 2017-en. Sepse asgje nuk eshte e gdhendur ne gur. Mund te diskutohet dhe kjo eshte nje ceshtje qe duhet te diskutohet gjeresisht ne publik dhe ne parlament. Dyshoj se nuk ka kohe per ta bere kete deri ne qershor, pasi na ndajne tre muaj nga zgjedhjet dhe, mesa di, lista e votuesve, qe tani quhet ekstrakt, eshte gati”, - komentoi Uollfarth. Sipas tij, aktualisht eshte shume e rendesishme qe te kete nje situate te qendrueshme perpara zgjedhjeve e te mos ndryshohen gjerat. “Per shembull, kur ngrihen ceshtje se a duhet ndryshuar apo jo emri i nje komuniteti pikerisht perpara zgjedhjeve; perse duhet te ndryshohet nje gje kaq e rendesishme vetem disa jave perpara Dites se Zgjedhjeve?”, - vijoi diplomati. Komentet, Uollfarth i beri pas tryezes se organizuar nga “Forumi Civil 2010”, ku fokusi ishin zgjedhjet e 23 qershorit. Ne kete tryeze, Uollfarth theksoi se nevojitet qe partite politike t’u sherbejne qytetareve qe mbartin kete sovranitet, duke iu treguar ke mund te zgjedhin, cilat personalitete te propozuara per te mbajtur kete post per kater vitet e ardhshme. Ai beri thirrje qe ne keto zgjedhje te respektohen standardet nderkombetare qe vijne nga OSBE, KE, Bashkimi Evropian, etj. “Ato jane plotesisht ne sherbim te qytetareve. Ne realitet, jane te thjeshta, por ato edhe duhen respektuar dhe kjo duhet te filloje edhe nga partite politike”, - shtoi Uollfarth.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›