BSH: Treguesit e buxhetit drejt stabilizimit
07/12/2009 Të ardhurat buxhetore ishin 8.6 për qind më pak se parashikimi ose 221.28 miliardë lekë
Sipas raportit të Bankës Qendrore, politika fiskale duhet të fokusohet në një plan të qartë
Banka e Shqipërisë vlerëson se të ardhurat kanë shënuar një rritje të lehtë gjatë tremujorit të tretë të këtij viti krahasuar me muajt paraardhës, ndërkohë që vihet re një ulje e ritmit të kryerjes së shpenzimeve. Sipas raportit të fundit të BSH-së, politika fiskale ka treguar shenja të zbutjes së karakterit të saj gjerues. Gjithsesi, Banka e Shqipërisë gjykon se politika fiskale duhet të vijojë të jetë e kujdesshme ndaj këtyre balancave në të ardhmen, si dhe të faktorizoje qëndrueshmërinë afatgjatë fiskale në hartimin dhe zbatimin e planeve buxhetore afatmesme dhe afatgjata. Banka e Shqipërisë gjykon që përballë një të ardhmeje me deficite fiskale të zgjeruara, përparësitë e politikës fiskale duhet të fokusohen në një plan të qartë, të besueshëm dhe transparent mbi shkallën e problemit, në mënyrë që financat publike brenda një periudhe afatmesme të kthehen në trajektoren e parakrizës. Raporti i fundit merr në analizë implikimet e zhvillimeve buxhetore në ekonominë e vendit. Sipas raportit, në terma vjetore gjatë nëntëmujorit, të ardhurat buxhetore kanë shënuar një rritje prej 6 për qind, kurse shpenzimet buxhetore prej rreth 22 për qind. Por deficiti buxhetor mbetet brenda limiteve të buxhetit të rishikuara së fundmi. Ndërkaq, sipas të dhënave të Ministrisë së Financave në fund të muajit shtator 2009, të ardhurat buxhetore gjithsej arritën në 221.28 miliardë lekë, ose rreth 8.6 për qind më pak se parashikimi dhe 5.9 për qind më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Të ardhurat tatimore po në fund të këtij muaji arritën në 203.89 miliardë lekë, ose 8.3 për qind më pak se parashikimi, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ato janë rreth 5.8 për qind më të larta. Shpenzimet e përgjithshme të buxhetit në fund të muajit shtator 2009 arritën në 268.69 miliardë lekë ose 7.1 për qind më pak se parashikimi, krahasuar me janar-shtator 2008 shpenzimet rezultuan 22 për qind më të larta. Shpenzimet korente rezultuan me 7.1 për qind me pak se parashikimi dhe 17.5 për qind më shumë se viti i kaluar, ndërsa shpenzimet kapitale rezultuan 7.2 për qind më pak se parashikimi (52.6 për qind më shumë se viti i kaluar). Ndërkohë që deficiti buxhetor prej 47.47 miliardë lekë, për këtë periudhë u mbështet në vlerën 42.98 miliardë lekë nga burime të brendshme dhe 4.48 milionë lekë me financim të huaj. Emetimi i bonove të thesarit ishte mjeti kryesor i financimit të brendshëm, ndërsa për financimin e huaj ishin huat afatgjata.