Mbi 3 milionë të papunë në Gjermani
Megjithë krizën ekonomike numri i të papunëve në Gjermani në muajin nëntor ka rënë pak. Në muajin e kaluar ishin 3,215 milionë gra dhe burra të papunë, që do të thotë 13.000 më pak se në muajin tetor. Tregu i punës i bëri ballë krizës edhe në muajin nëntor. Numri i të papunëve ra për 13 mijë në 3 milionë e 215 mijë. Për muajt e ardhshëm ekspertët e Zyrës federale të Punës në Nuremberg presin që modeli i punës me orar të shkurtuar si dhe format e ndryshme të reduktimit fleksibël të kohës së punës nëpër ndërmarrje të ndikojnë edhe më tej, që rritja e numrit të të papunëve në dhjetor dhe janar të varet kryesisht nga kushtet atmosferike.
Numri i të papunëve në 27 vendet anëtare të BE-së ka shënuar një rritje të lehtë në muajin tetor. Kuota shënoi një ngritje prej 0,1 pike në 9,3 përqind në krahasim me muajin shtator. Kështu njoftoi të martën Zyra e BE-së për statistikat, Eurostat me seli në Luksemburg. Në eurozonë kuota e papunësisë - duke hequr ndikimin sezonal mbeti e pandryshuar në 9,8 përqind. Kështu rreth 22,5 milionë njerëz ishin në BE të papunë, prej tyre rreth 15,6 milionë në eurozonë. Në krahasim me tetorin e vitit 2008 numri i të papunëve në Bashkimin Evropian është shtuar me pesë milionë, në eurozonë me rreth tre milionë.