Izolohet 52-vjeçarja, dyshohet për virusin A H1N1
07/12/2009 Mbërriti në spital me temperaturë gati 40 gradë dhe simptomat të tjera
Pritet konfirmimi nga analizat, pacientja nën vëzhgim të rreptë
DURRES- Një javë pasi në infektivin e qendrës spitalore universitare “Nënë Tereza” vdiq një pacient nga A H1N1 i dërguar me urgjencë nga Durrësi, mjekët janë ndeshur në rastin e dytë brenda një jave në qytetin bregdetar. Një grua e moshës 52-vjeçare nga Shkozeti ka përfunduar në repartin e infektivit dhe i është nënshtruar mbajtjes në karantinë ngase ka simptoma të forta të prekjes nga virusi i rrezikshëm. Burimet spitalore pranë infektivit kanë pranuar se nga pesë rastet e dyshuara mbetet për të pritur analizat vetëm gruaja e shtruar tre ditë më parë. Bluzat e bardha kanë ndaluar në mënyrë të rreptë hyrjet e daljet në dhomën e pacientes, e cila komunikon vetëm me bluzat e bardha. Ndërkohë shefja e infektivit Nadire Jani ka urdhëruar personelin e lartë e të mesëm si dhe punonjësit ndihmës të tregojnë kujdesin më të lartë në shërbimin ndaj këtyre pacientëve të dyshuar. Ditën e shtynë gruaja është vizituar nga një ekip mjekësh infeksionist nga Tirana, ndërsa pacientja i është nënshtruar jo vetëm regjimit të rreptë, por edhe marrjes së analizave. Ditën e premte në urgjencën e patologjisë në spitalin e Durrësit është paraqitur pacientja Vjollca A. në një gjendje të vështirë shëndetësore. Sapo 52-vjeçarja e lindur në Kukës dhe banues në Shkozet të Durrësit, është përballur me ekipin e mjekëve dhe infermiereve të urgjencës është dyshuar për prekjen nga virusi A H1N1. Kjo ka bërë që shefi i këtij reparti pranimi mjeku Ashim Zogu të kërkoj ndihmë tek mjekët infeksionist për të analizuar rastin. Vjollca A. në çastet e mbërritjes në urgjencë kishte temperaturë 39.7 gradë, ethe, dhimbje të forta koke, acarim të rrugëve të frymëmarrjes deri në djegie të laringut dhe ezofagut si dhe provokim të të vjellave. Kartela e saj është lënë mënjanë për të parë ecurinë e mëtejshme të gjendjes shëndetësore të të sëmurës. Një ekip i kualifikuar mjekësh janë vënë në shërbim dhe konsultohen rast pas rasti. Drejtoria spitalore ende nuk e ka konfirmuar rastin pasi thuhet se gjithçka do të bëhet publike, nëse do të jetë rast i prekjes nga virusi A H1N1 pasi të dalin përgjigjet zyrtare. Gjatë natës së parë e dyshuara si bartëse e A H1N1 ka detyruar ekipin e mjekëve të ndjekin hap pas hapi treguesit ngase e sëmura nuk është qetësuar. Disa ditë më parë një burrë 57 vjeç vdiq në qendrën spitalore universitare vetëm dy ditë pasi ishte trajtuar në Durrës dhe sipas mjekëve pacienti ishte viktimë e A H1N1, ndërkohë që ai vuante nga kanceri dhe nga një pneumoni e fortë.