Mbërrin në Gjykatën e Faktit dosja Gërdeci
Ka mbërritur sot në Gjykatën e shkallës së parë dosja për Gërdecin, me 28 të pandehur. Më 22 maj Kolegji i Gjykatës së Lartë vendosi që të mbajë për gjykim vetëm ish-ministrin Mediu, ndërsa të pandehurit e tjerë i kaloi në Gjykatën e Tiranës.
TIRANE- Ka mbërritur sot në Gjykatën e shkallës së parë në Tiranë dosja për Gërdecin, me 28 të pandehur pa ish ministrin e mbrojtjes, Fatmir Mediun, procesi ndaj të cilit do të rinisë brenda pak ditësh në Gjykatën e Lartë.
Dosja është arkivuar tashmë në gjykatë dhe nesër pritet hedhja e shortit për trupin gjykues ku rezultojnë të pandehur 28 vetë, mes të cilëve ish drejtori i Meicos Pinari, Mihal Delijorgji e Dritan Minxholi por dhe ish shefi i shtabit të përgjithshëm, Luan Hoxha dhe drejtues e funksionarë të tjerë të lartë të Shtabit dhe Ministrisë së Mbrojtjes. Më 22 maj Kolegji i Gjykatës së Lartë vendosi që të mbajë për gjykim vetëm ish-ministrin Fatmir Mediu, ndërsa të pandehurit e tjerë i kaloi në Gjykatën e Tiranës. (e.n/News24/BalkanWeb)