E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushata, Meksi: Do zgjidhim çështjen e ish pronarëve

“Poli i Lirisë”, vijoi turin elektoral në Shkodër në një takim me banorët e këtij qyteti. Kandidati i LZHK-së Meksi në këtë takim tha se kjo aleancë do ti jap zgjidhje përfundimtare cështjes së ish pronarëve dhe të përndjekurve. 

SHKODËR- Aleanca “Poli i Lirisë” zhvilloi një takim me elektoratin e Shkodrës. Kandidati i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtarë Aleksandër Meksi u shpreh për krijimin e një fondit të realizueshëm për ish pronarët dhe ish të përndjekurit. “Ne do ta zgjidhim përfundimisht këtë cështje brenda 2009, ashtu edhe cështjen e të përndjekurve për të përcaktuar përfundimisht afatin, mënyrën e ndarjes se cilat janë tokat dhe fondet për kompensim, kështu të ndahen jo me short si sot, por secili të jetë i barabartë në atë që përfiton. Pra krijimin e një fondi të përgjithshëm për të përndjekurit dhe një fondi të kompensimit të ish pronarëve”- theksoi Meksi. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›