E Hënë, 2 Nëntor 2026

BSH: Ulen normat e interesit për kredinë konsumatore

TIRANË, 3 shtator /ATSH/ Ulja e normës bazë të interesit për lekun dhe likuiditeti i lartë në treg ka sjellë rënien e normës mesatare të interesit për kredinë konsumatore në gjysmën e parë të vitit 2025.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, norma mesatare e interesit për kreditë deri në 200 mijë lekë zbriti nga 70,91% në 62,2% krahasuar me 6-mujorin e dytë 2024.

Sipas BSH-së për dhëniet bankare me parapagim (overdraftet) deri në 200 mijë lekë, norma e kredisë shënoi rënie në 13,7% nga 13,90% që ishte në gjashtëmujorin e dytë të vitit të kaluar.

Për kartat e kreditit deri në 200 mijë lekë, norma e interesit shënoi 20,3%, nga 20,5% që ishte në gjysmën e dytë të vitit 2024.

Për kreditë me këste me vlerë nga 200 deri 600 mijë lekë, norma mesatare e interesit u rrit lehtë në 11,2% nga 11% në 6-mujorin e dytë 2024.

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë në mbledhjen e fundit, vendosi ta mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit për lekun, në nivelin 2,5%.

Gjithashtu vendosi të mbetet e pandryshuar norma e interesit të depozitës njëditore, në nivelin 1,5% si dhe norma e interesit të kredisë njëditore në 3,5%.

/r.e//a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›