Vrasja makabër në Greqi, policia arreston autorët
Greqi- Një ditë pasi u gjet i masakruar dhe i dekompozuar trupi i 16-vjeçares shqiptare dhe të dashurit të saj grek policia ka identifikuar edhe personat që kanë kryer këtë krim makabër.
Mësohet se policia greke ka vënë në pranga një shtetas rumun, i cili dyshohet të jetë autori këtij krimi ç’njërëzor. Sipas policisë vajza nga Drenova e Korçës kishte patur një histori me djalin 18-vjeçar rumun, dhe ky i fundit pas ndarjen skishte mundur ta shihte atë në një tjetër lidhje.
Mësohet se natën e Krishtlindjeve djali rumun është konfliktuar me të dashurin grek të vajzës që sipas policisë e ka plagosur me mjete të forta në kokë dhe kraharor. Pas goditjes çifti është futur me forcë në makinën e vëllait të agresorit dhe janë nisur drejt destinacionit që ende nuk është zbuluar nga policia bashkë me detajet e vrasjes së dy të rinjve.
Ndërkaq i vëllai i agresorit dhe ai vetë janë arrestuar dhe policia ia ka kaluar materialet organit grek të akuzës për hetime të mëtejshme.
Dje:
Dy të rinj janë gjetur të pajetë nga policia greke në Lagada të Greqisë. Një djalë grek dhe një vajzë shqiptare të moshës 16-vjeçare janë gjetur të dekompozuar dhe të vrarë barbarisht një muaj pasi familjet e tyre kishin denoncuar në polici zhdukjen e tyre.
Trupat e pajetë të të rinjve u zbuluan nga banorë të fshatit të cilët kanë lajmëruar menjëherë policinë. Sipas policisë greke ka qënë analiza e AND-së që ka zbuluar identitetin e të rinjvë, pasi kufomat ishin dekompozuar.
Po ashtu sipas hetimit paraprak mësohet se dy të rinjtë janë masakruar me mjete të forta dhe më pas janë braktisur në këtë zonë. Ndërkohë policia po vijon hetimet për identifikimin e autorëve të krimit makabër dhe arrestimin e tyre.
Mësohet se vajza shqiptare K.M jetonte në Greqi sëbashku me motrën dhe babain e saj. Familjarët e saj në Drenovë rrëfejnë se vajza ikte shpesh nga shtëpia pasi kishte një lidhje me një djalë që jetonte në Selanik, dhe se nuk mendonin se atë mund ta kishin vrarë.
Shkrime të tjera me interes:
- Fier- Mbajtën peng shtetasin maqedonas, policia arreston autorët Fier- Dy personat që rrëmbyen disa ditë më parë shtetasin...
- Greqi- Gjenden të vrarë shqiptari, dhe i biri 3 vjeçar Greqi- Një fëmijë 3 vjeçar dhe babai i tij 35...
- Korçë- Vrasja në Greqi, arrestohen dy vëllezër Korçë- Dy vëllezërit Ramo janë arrestuar nga policia e Korçës...