Shterojnë burimet natyrore, banorët "thahen" për ujë
Banorët e qytetit të Patosit edhe pse 8 kilometra larg qytetit të Fierit, prej javësh po vuajnë mungesën e ujit të pijshëm.
Në çezmat e tyre uji gjatë tri javëve të fundit ka ardhur me orar të reduktuar. Koha e furnizimit me ujë është një herë në 48 orë ose ndryshe një herë në dy ditë. Banorët u janë drejtuar burimeve natyrore, por edhe ata janë zaptuar e tjetërsuar në rrjedhë, kështu që kë tij komunitetit i mbetet të freskohet e të mbarojë punë vetëm kur të vijë uji, edhe pse me orar të reduktuar. Prej disa javësh, Patosi nuk po furnizohet rregullisht me ujë duke krijuar kështu probleme me banorë të cilët nuk kanë asnjë alternativë tjetër për të çuar ujë në shtëpitë e tyre.
Sipas banorëve, uji vjen vetëm në mëngjes, një herë në dy ditë.
Mungesa e ujit
"Nuk kemi ujë. Edhe kur vjen një herë në dy apo tri ditë, vjen pa presion dhe qëndron vetëm një orë e gjysmë. Nuk durohet vapa edhe pa ujë", tha Qemal Brakaj, banor i lagjes "1 Maji" në qytetin e Patosit. "As me pompa nuk po arrijmë të sigurojmë ujë ne banorët e kateve të sipërme të pallateve. Prisnim më shumë këtë verë, por u thamë. Na u dogjën pompat dhe depozitat që kemi blerë janë tharë tërësisht", tha Agim Mile. Sipas banorëve, mësohet se në të gjitha lagjet uji nuk vjen prej tri javësh dhe kufizimet në furnizim janë bërë edhe më të parregullta ditët e fundit. Këto ditë furnizimi me ujë i ka kaluar të 48 orët. Banorët të thonë se u janë drejtuar burimeve të dikurshme natyrore, si pompa e Akullit, burimi i Lajthisë, burimi tek Uzina Mekanike, burimi i Krapsit. Po ashtu, banorët u janë drejtuar edhe puseve të shpuar në disa banesa. Por këto burime e kanë ujin jo të pastër dhe disa prej tyre tashmë janë tharë. Konkretisht, nga analizat e Inspektoratit të Higjienës pompa e Akullit e ka ujin e ndotur dhe me përqindje të lartë bakteriale. Autoritetet e shëndetësisë kanë sqaruar se ky ujë nuk duhet të konsumohet, sepse nuk është i pastër.
Puset
Ndërkohë që sipas analizave të higjienës të gjitha puset private të qytetit të Patosit janë me ujë të pakonsumueshëm. Ato rezultojnë me ndotje dhe me ngarkesë bakteriologjike mbi normat e lejuara. Sakaq, banorët e Patosit kanë gjetur një zgjidhje alternative për të pasur pak më shumë ujë në shtëpi, por me kosto më të lartë. Ata e blejnë ujin e pijshëm dhe e përdorin edhe për t‘u freskuar apo për të pastruar diçka, sado e vogël të jetë ajo. Në Ndërmarrjen e Ujësjellësit të Patosit sqarohet zyrtarisht se stacioni i Varibopit nga ku furnizohet me ujë qyteti i Patosit dhe disa rrethina të tij është në avari si shkak i disa defekteve në pompa. Gjithashtu, Ndërmarrja e Ujësjellësit Patos shpjegon po ashtu se janë tharë disa nga puset e stacionit. Në disa pus-shpime të tjera ndërhyrjet e kryera nga fshatarët kanë bërë që uji në pikën përfundimtare të rrjetit në Patos të jetë pa presion. Sakaq, Ndërmarrja e Ujësjellësit sqaron se do të ndërhyjë në mënyrë të menjëhershme. Por si në të gjithë sektorët e tjerë edhe në Drejtorinë e Ujësjellësit ka nisur zbatimi i grafikut të pushimeve verore. Një pjesë e administratës ndodhet me leje të zakonshme...