Sinoptikanët: Kjo është java më e nxehtë
Kjo javë do të jetë më e nxehta. Lajmin e japin sinoptikanët. Temperaturat e dy ditëve që lamë pas të shtunën dhe të dielën janë ulur me dy gradë celsius. Madje, rrebeshi i shiut që ka rënë gjatë darkës së të shtunës e ka freskuar motin dhe ajrin e kryeqytetit. Por pavarësisht reshjeve, temperaturat kanë qenë të larta nga 37-38 gradë Celsius. Sot e në vazhdim të paktën deri ditën e enjte temperaturat do të jenë të larta mbi 38 gradë Celsius. Madje, sipas meteorologëve të Institut të Parashikimeve "Meteoalb" pritet që të regjistrohen temperatura të larta deri në 40 gradë Celsius. Vala e të nxehtit afrikan ka goditur prej një jave pellgun e Mesdheut dhe pak ditë më parë ka mbërritur edhe në brigjet shqiptare. Kjo valë e vlerave termike të larta ka sjellë temperatura tepër të larta në të gjithë territorin ku maksimalja në rang vendi ka shënuar 39 gradë mesditën e ditës së premte në zonën jugperëndimore. Sipas sinoptikanëve për një javë rresht, temperaturat do të jenë mbi 30 gradë në 70% të territorit shqiptar. Sipas tyre vlen për t‘u theksuar se këto vlera temperaturash janë të matura në hije që do të thotë se në terrene të zbuluara këto vlera janë 5-6 gradë më të larta.
Sipas mjekëve, duhet të përdoren veshje të lehta, kapele, të mbrohet koka dhe qafa. Pjesë e dietës ushqimore të jenë zarzavatet, të evitohen yndyrat, kripa e tepërt. Këshillohet konsumi i lëngjeve dhe të ujit, frutave. Ajrosja dhe ventilimi i ambientit ku jetojmë është shumë e rëndësishme të kryhet disa herë në ditë. Puna e rëndë, udhëtimet apo konsumi i pijeve alkoolike sipas mjekëve, ndalohen rreptësisht.