BSH ankand për bono thesari
Tiranë (start)- Banka e Shqipërisë ka nxjerrë për shitje në ankand 18.8 miliardë lekë bono thesari të qeverisë. Lajmi është bërë i ditur këtë të mërkurë, ku BSH ka bashkëpunuar me Ministrinë e Financave. Sipas Departamentit të Operacioneve Monetare pranë kësaj banke, në ankandin e Ministrisë së Financave, që do të zhvillohet më 4 nëntor, do të dalin për shitje bono thesari me maturim 12 e 6 mujor, të cilat do të përdoren për Bankën e Shqipërisë dhe për bankat e nivelit të dytë. Këto bono do të emetohen respektivisht në 21.10.2009 dhe 23.04.2009