shkurt, ekonomia
SIGAL: I rëndësishëm aplikimi i
pensioneve private suplementare
Në Durrës dje u zhvillua takimi me temë: “Pensionet private suplementare – hapi i parë i reformës së pensioneve në Shqipëri”. Takimi u organizua nga Instituti i Pensioneve Private CAPITAL dhe kompania e sigurimeve SIGAL, në bashkëpunim me shoqatat e kontabilistëve dhe ekspertët kontabël të rrethit të Durrësit, biznese të mëdha të Durrësit, drejtues të bankave, të kompanive te sigurimeve e pensioneve dhe të pushtetit lokal.
Në takim ishin të pranishëm edhe Klodian Pajuni, prefekt i Durrësit, z. Vangjush Dako, kryetari i Bashkisë së Durrësit, Zamir Ramadani, kryetar i Këshillit Bashkiak Durrës etj. Në fjalën përshëndetëse, prejtori i përgjithshëm i kompanisë SIGAL, z. Avni Ponari, foli për zhvillimet aktuale në sistemin e sigurimeve, tregu i të cilave po rritet dhe po zhvillohet së bashku me zhvillimin e ekonomisë. “Rreziqet e ndryshme që janë të ekspozuar sot bizneset dhe njerëzit, - tha në fjalën e tij z. Ponari, - kërkojnë zgjidhje të reja dhe në këtë kuadër. SIGAL & UNIQA Group po ofrojnë produkte të reja të jetës që kujdesen për ruajtjen e shëndetit dhe jetës, si dhe për garantimin e të ardhmes”.
Drejtori i përgjithshëm i IPP CAPITAL, zoti Naim Hasa, njohu të pranishmit e takimit me zhvillimet e sistemit të pensioneve në Shqipëri dhe pikat kryesore të reformave që po diskutohen sot. Z. Hasa theksoi se domosdoshmëria e reformave në fushën e pensioneve është një kërkesë imediate e shoqërisë shqiptare. Së pari, për arsye të problemeve financiare që do të përballet buxheti i shtetit, dhe së dyti, për arsye të diferencave të mëdha midis pensioneve dhe pagave. Kështu, çdo individ kur del në pension, megjithëse ka paguar një jetë të tërë, merr vetëm 30-35% të pagës së tij të fundit në formë pensioni. Aplikimi i pensioneve suplementare është një hap i rëndësishëm për ngushtimin e diferencave të mëdha në masën e pensionit. Tashmë, jo vetëm punonjësit e sektorit shtetëror, por edhe të atij privat duhet të mbulohen me këtë sigurim të ri. Kontabilistë e ekspertë kontabël, si dhe përfaqësues të biznesit diskutuan në këtë takim për nevojën e mbështetjes së këtyre reformave jetike me lehtësira fiskale në përfitim të siguruarve, konform eksperiencave ndërkombëtare.
TVSH-ja, 1600 biznese deklarojnë on-line
“Arrin në 1.600 numri i bizneseve private që kanë deklaruar në mënyrë elektronike TVSH-në gjatë këtij viti”, - bënë të ditur burime zyrtare të Ministrisë së Financave.
Ekspertë të financave publike theksojnë se deklarimi në mënyrë elektronike i taksës së TVSH-së i shërben përmirësimit të marrëdhënieve midis administratës tatimore dhe tatimpaguesve si dhe ndikon në uljen e korrupsionit, në reduktimin e kostove administrative të mbledhjes së tatimeve si për tatimpaguesit, ashtu edhe për administratën tatimore. Deklarimi në mënyrë elektronike i taksës së TVSH-së për të gjitha subjektet private po zbatohet që prej më shumë se një viti. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve u përfshi në projektet e Marrëveshjes së Sfidës së Mijëvjeçarit për Shqipërinë, që administrohet nga USAID-i. Aktualisht, deklarimi në mënyrë elektronike i taksës së TVSH-së zbatohet në 6 drejtori rajonale të iatimeve, por deri në fund të 2008-s, ai do të shtrihet edhe në 5 qarqe të tjera.