Ja propozimet e Konfindustrisë për pagat
Tiranë (Start)-Konfindustria, i ka paraqitur zyrtarisht para disa ditësh Qeverisë së Shqipërisë paketën e parë të kërkesave të saj, lidhur me përmirësimin e Sistemit të Referencave të llogaritjes së detyrimeve tatimore nga institucionet e fiskut. Këtë e ka deklaruar Administratori i përgjithshëm i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku, sipas të cilit Konfindustria është shprehur në vazhdimësi në mënyrë të vendosur parimisht kundër Sistemit të Referencave dhe ka paralajmëruar se zbatimi i referencave do të jetë burim përplasjesh të panevojshme ndërmjet biznesit dhe shtetit. “Praktika tregoi se u prodhuan një numër mjaft i madh rastesh, të gjobitjesh të padrejtë të biznesit pikërisht nga shmangia e referencave zyrtare me të dhënat e tregut real. Pikërisht, mënjanimi sa të jetë i mundur i përplasjeve Biznes-Shtet është thelbi i qëllimit të propozimeve të Konfindustrisë për përmirësimin e domosdoshëm të Sistemit të Referencave, duke i qëndruar gjithmonë me bindje kundërshtimit në parim të referencave”, tha ai.
Buxhuku paraqiti edhe të dhënat kryesore të studimit 5 mujor të Konfindustrisë për krahësimin e Sistemit të Referencave me të dhënat e Tregut real. Pagat referuese që ai propozon janë 180.000 lekë për postet drejtor/administrator kundrejt 150.000 Paga Referuese sipas VKM Nr. 285 dt. 04/05/2007 për subjektet e DTM; 90.000 për drejtues degësh dhe njësish, e barabartë kjo me atë të VKM paraqet; 50.000 lekë për specialistët me arsim të lartë kundrejt 90.000 që paraqet VKM-ja; 36.000 për teknikët dhe specialistët kundrejt 33.00 që parashikon VKM.
Sipas Buxhukut, efektet pozitive do të jenë se pagat e propozuara përputhen me realitetin e Tregut te Punes dhe se janë propozuar në 3 raste rritje page, në 2 raste mosndryshim dhe në një rast ulje.