BSH-ja ul me 0.25% normën bazë të interesit

Banka e Shqipërisë ka vendosur të ulë me 0.25 përqind normën bazë të interesit. Ndërsa ka prezantuar raportin mujor të këshillit mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë guvernatori Ardian Fullani ka theksuar se kjo ulje do të rrisë stimulimin monetar të kërkesës së brendshme.
“Banka e Shqipërisë ka vendosur të ulë me 0.25 pikë përqindje normën bazë të interest duke bërë që kjo normë të zbritet në 4 përqind. Vlerësimi i kushteve monetare në ekonomi do të dominojnë në respekt të objektivit të inflacionit në periudhën afatmesëm, duke rritur stimulin monetar të kërkesës së bredshme” tha Fullani.
Sipas guvernatorit parametrat makro-ekonomike gjatë gjysmës së parë të vitit janë të stabilizuara ndërsa treguesit e deficitit dhe borxhit dhe gjendja e sistemit bankar rezultojnë të qendrueshme apo në përmirësim.
“Inflacioni mesatar ka qenë 1.9 % në periudhën e dytë, duke u rritur me 0.8% kundrejt tre mujorit të parë. Është rritur çmimi i ushqimeve të papërpunuara. Rënia ekonomisë në tre mujorin e parë kanë qenë në 0.2 % në tre mujorin e parë. Tkurrja e aktivitetit ekonomik më e theksuar ka qenë në degën e industrisë. Dega e ndërtimit ka pësuar rënie të aktivitetit me 17. 6 % duke dhënë kontribut negativ në ecurinë e prodhimit të brendshëm bruto. Në sektorin e jashtëm janë reduktuar shkëmbimet tregtare në 5 muajt e parë. Sektori financiar është likuid dhe i aftë të ushtrojë funskionin e tij të ndërmjetësimit dhe ekonomia ka përballuar goditjet të ofertës dhe të kërkesës të bredshme dhe të huaj. Këto ndikime ulën GDP dhe ngadalësuan politikat stabilizuese të kërkesë agregade” ka Fullani.
Sipas Fullanit ka pasur rritje të ushqimeve të përpunuara dhe mallrat e konsumit kanë ulur kontributet e tyre në inflacion. “Ecuria e çmimeve të konsumit vijon të reflektojë në persionet e ulta inflacioniste si në krahun e kërkesës ashtu edhe në krahun e ofertës” shtoi ai.
Sipas guvernatorit eksportet kanë pësuar rritje të ulët ndër importet janë ulur me 2 përqind. “Eksportet kanë shënuar rritje të ulët prej 1.3 % , importet janë ulur me 2 %, duke ndikuar në një ngushtim të deficitit monetar Pavarësisht situatës, perspektivat afat mesme dhe afatgjatë mbeten pozitive kjo dëshmohet dhe nga interesi i investitorëve” tha Fullani.
Guvernatori i BSH-së Fullani ka shtuar se rritja ekonomike do të vijojë të jetë nën potenciale dhe goditjet në krahun e ofertës priten të jenë të moderuara.