E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Tirana Business Park do hape 9 mije vende pune

Nisi sot fillimi i punimeve të ndërtimit të projektit “Tirana Business Park” me një investim prej 100 milionë eurosh, i pari i këtij lloji në Shqipëri. Në ceremoninë e përurimit ishte i pranishëm edhe kryeministri Sali Berisha, i cili e vlërësoi projektin me një rëndësi të jashtëzakonshme që do të hapë 9 mijë vende pune, duke sjellë në Tiranë kulturën më të mirë të biznesit në kohën e sotme. Duke shprehur mirënjohjen ndaj investitorëve gjermane, kryeministri u shpreh se:

“Vendi juaj dëshmon se me reformat që ka marrë ekonomia mund të përballojë krizën dhe mund të zhvillohet. Një nga leksionet e mëdha që bota mund të mësojë nga Gjermani është qëndrimi ndaj tregut dhe krahut të punës. Ne jemi shumë të lumtur që ju sillni sot në këtë park, këtë eksperiencë të shkëlqyer jetike për konsolidimin e ekonomisë së një kombi. Shpreh admirimin tim për ju sepse asistuat në një projekt jo të thjeshtë dhe jam dëshmitar i përpjekjeve tuaja shumë serioze. Ju theksuat s ky është një premtim i mbajtur dhe kjo është dëshmia më e fuqishme e integritetit të individit të çdo fushe. Dhe ju të tillë jeni familje me integritet të shkëlqyer dua të theksoj gjithashtu se keni bërë një nga zgjidhjet më të mençura”- deklaroi kryeministri, i cili përmendi të gjitha avantazhet e pozicionit gjeografik të Tirana Business Park, Portin, Aeroportin Autostradën, panoramën e shkëlqyer që ka përreth dhe krahun e punës të leverdisshëm.

Më tej shefi i qeverisë theksoi se Shqipëria është kampion në thithjën e investimeve për frymë, të cilën e bazon tek taksat e ulëta, ndërsa garantoi se qeveria e tij do të bëjë gjithçka për mjedis miqësor ndaj biznesit.

“Qeveria ime do bëjë gjithçka për një mjedis sa më miqësor ndaj investitorëve. Ambicja jonë është e thjeshtë; të vendosim praktikat më të mira që eksiztojnë në botë për biznesin. Ne besojmë te taksat e ulëta dhe sa të jetë kjo qeveri do ketë ulje taksash, kështu që sot ne vendosim një gur themeli shumë të rëndësishëm sesa parku që do përurojmë në vitet që vijnë”- nënvizoi Berisha.

Nga ana e saj ambasadorja gjermane në Shqipëri Karola Muller Holtkemper tha se Tirana është gati për thithjen e investitorëve dhe se me këtë projekt bëhet edhe më tërheqëse. Ambasadorja theksoi se investitorët gjermanë janë të kënaqur me investimet në Shqipëri dhe thonë se nëse do u jepej sërish mundësia për investime do të investonin.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›