E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha pret ambasadorin norvegjez Jan Brathu

Kryeministri Berisha takoi ambasadorin e ri të Mbretërisë së Norvegjisë në Shqipëri, rezident në Prishtinë, Jan Braathu. Marrëdhëniet mes dy vendeve u vlerësuan si shumë të mira dhe me potencial të madh për zhvillim të mëtejshëm për bashkëpunim dypalësh, veçanërisht në fushwn e energjisë hidrike, hidrokarbureve, turizmit dhe teknologjisë së informacionit. Kryeministri vlerësoi si shumë të suksesshme investimet norvegjeze në Shqipëri, ku kompani si Statkraft shërbejnë si simbol i këtij suksesi. Ambasadori norvegjez Braathu i vlerësoi kompanitë Statkraft dhe Statoil si lokomotivat e investimeve të ardhshme norvegjeze dhe se, në të ardhmen, Shqipëria mund të kthehet në vendin e investimeve më të mëdha norvegjeze në rajon. Me rwndwsi strategjike u vlerwsua për Shqipërinë, rajonin dhe Evropën projekti i gazsjellësit TAP, si dhe u diskutua për koordinimin e përpjekjeve për përfundimin me sukses të këtij projekti.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›