Berisha pret kreun e bordit te GPRO Qeveria mjedis te favorshem biznesit
Kryeministri Berisha priti dje në mesditë, në takim, kryetarin e bordi të Grupit GPRO, Guo Jindong, i cili synon të marrë pjesë në garën për privatizimin e Albpetrolit. Në këtë takim ishin edhe disa specialistë të kompanisë SINOPEC, kompania e pestë në botë në fushën e kërkimit të naftës.
Kryeministri Berisha i shprehu ambasadorit Hao mirënjohjen për punën që po bëhet për intensifikimin dhe zgjerimin e marrëdhënieve ekonomike mes Kinës dhe Shqipërisë. Kryeministri garantoi se qeveria mundëson një mjedis shumë të favorshëm të zhvillimit të biznesit për kompaninë fituese, në bazë të ofertës më të mirë të kësaj gare. Shqipëria ofron potenciale të mëdha zhvillimi në fushën e industrisë së naftës e gazit dhe të industrisë petrokimike. Veçanërisht, Kryeministri theksoi mundësinë e zhvillimit dhe të menaxhimit edhe të parqeve industriale energjetike.
Nga ana e tij Z.Jindong bëri një prezantim të Grupit GPRO si një ndër kompanitë më të mëdha kineze e specializuar në fushën e rafinerive të naftës dhe të industrisë së nënprodukteve të saj.
Delegacioni kinez shoqërohej në këtë takim nga ambasadori francez në Tiranë, Z.Ye Hao.