Ulet me 4 % norma bazë e interesit

“Në opinionin e Këshillit Mbikëqyrës zhvleftësimi i mëtejshëm i normës monetare. Kjo do të rrisë aktivitetin ekonomik, duke nxitur stimulin e biznesit”, tha Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani.
Sipas guvernatorit parametrat makro-ekonomike gjatë gjysmës së parë të vitit janë të stabilizuara ndërsa inflacioni i çmimeve të konsumit është i qëndrueshëm dhe në përmirësim.
"Sektori financiar është likuid dhe i aftë të ushtrojë funksionin e tij të ndërmjetësimit dhe ekonomia ka përballuar goditjet të ofertës dhe të kërkesës të brendshme dhe të huaj. Këto ndikime ulën GDP dhe ngadalësuan politikat stabilizuese të kërkesë agregate" ka Fullani. Sipas tij, ulja e prodhimit të energjisë dhe tkurrja e ndërtimit ndikoi negativisht në ecurinë e prodhimit të brendshëm bruto për tremujorin e parë.
Duke u ndalur në treguesit e tjerë ekonomik, ai tha se, inflacioni mesatar ka qenë 1.9 % në periudhën e dytë të vitit, duke u rritur me 0.8% kundrejt tre mujorit të parë. Ndërkohë është rritur çmimi i ushqimeve të papërpunuara. "
Rënia ekonomisë është në tre mujorin e parë është stimuluar nga tkurrja e aktivitetit ekonomik që më e theksuar ka qenë në degën e industrisë. Ndërkohë që bujqësia , turizmi dhe shërbimet mbeten potenciale të konsiderueshëm ekonomik.
Sipas tij, dega e ndërtimit ka pësuar rënie të aktivitetit me 17. 6 % duke dhënë kontribut negativ në ecurinë e prodhimit të brendshëm bruto. Në sektorin e jashtëm janë reduktuar shkëmbimet tregtare, ndërsa eksportet kanë shënuar rritje të ulët prej 1.3 % dhe importet janë ulur me 2 %, duke ndikuar në një ngushtim të deficitit monetar Pavarësisht situatës, perspektivat afat mesme dhe afatgjatë Ai e vuri theksin në faktin se ka mungesa të stimulit fiskal. "të ardhurat buxhetore kanë qenë të ulëta, por qeveria ka ulur shpenzimet, dhe deficiti është ngushtuar në 2% të PBB-së", tha Fullani.
Investimet private janë të ulëta, ndërsa individët po kursejnë më shumë. Ai shtoi se ka rënë kërkesa për banesa, ndërkohë që biznesi shqiptar nuk ka hapësirë për të investuar. /Start/
2012-07-25 14:21