BSH-ja ul me 0.25 përqind normën bazë të interesit

Banka e Shqipërisë ul me 0.25 përqind normën bazë të interesit. Në një konferencë për shtyp guvernatorit i BSH-së Ardian Fullani ka theksuar se norma bazë e interesit zbret në kuotën e 4.50 përqin ndërsa ka theksuar se kjo ulje u ndërmorr në kushtet e presioneve të kontrolluara inflacioniste dhe në mbështetje të një politike fiskale më të përmbajtur në ditën e ardhshme.
Sipas Fullanit kjo lëvizje rrit stimulin monetar dhe nxit aktivetin ekonomik në vend ndërsa ka shtuar se rritja e stabilitetit makro-ekonomik do të krijojë kushte më të mira monetare të cilat i shërbejnë nxitjes së prodhimit të brendshëm e cili mbetet ende e brishtë.
Fullani ka deklaruar se ekonomia shqiptare gjatë vitit 2011 ka vijuar të rritet me ritme të ngadalta, janë konstatuar bilance të shëndosha, hapësira të disponuara për stimul makro ekonomik dhe suksesin në ruajtjen e ekuilibrave.
“Inflacioni mesatar vjetor në gjashtëmujorin e dytë të vitit 2011 është 2.9%, duke rënë në krahasim me vlerën e shënuar në gjashtëmujorin e parë, kjo tendencë u forcua më tej në gjysmën e dytë të vitit” tha Fullani.
Më tej guvernatori i BSH-së theksoi se ekonomia shqiptare do të vijojë të rritet edhe gjatë këtij vitit ndonëse duke qëndruar poshtë nivelit të saj potencial. Ai gjithashtu theksoi se aktivitetet ekonomike në Shqipëri do të imponohet nga kriza në Eurozonë dhe nga qëndrimi i rrezikut nga investorët e huaj. Sipas Fullanit problemet në vendet e rajonit mund të shndërrohen në një premis për zhvillim më të mirë të ekonomisë shqiptare.
“Vazhdimi i reformave të bashkërenduar me rajonin, për infrastrukturën, bujqësinë, energjinë, sistemin financiar do të bëjë të mundur një rritje ekonomike afatgjate. Vendi ynë i ka të gjitha kushtet për të rritur prodhimin vendas dhe për të qënë një vend atraktiv që këtë rënie ekonomike glabale ta kthejë në avantazh për zhvillimin ekonomik” ka theksuar Fullani.
Guvernatori Fullani ka theksuar se Banka e Shqipërisë po bën një rikualkilim të rritjes ekonomike dhe ka theksuar se gjatë vitit 2012 Shqipëria i ka të gjitha kushtet që të prodhojë më shume rritje ekonomike.