Tërmet në Itali, autoritetet në alarm për të tjerë në vazhdim

Lëkundje të fuqishme të tokës u ndienë mëngjesin e së mërkurës në veriun e Italisë, ndërsa sizmiologët janë të alarmuar nga mundësia që tërmeti i forcës 4,9 sipas shkallës rihter të ketë qenë një goditje paralajmëruese.
Siç raportojnë mediat italiane, lëkundjet u ndienë qartë në qytetet veriore të Milanos, Torinos dhe Xhenovës. Sipas Institutit Italian të Gjeofizikës, tërmeti ndodhi vetëm 30 kilometra në thellësi të tokës dhe kjo e bëri atë edhe më të ndjeshëm.
Ndonëse nuk janë regjistruar dëme në njerëz, ekziston shqetësimi që goditja e së mërkurës të këtë qenë paralajmëruese dhe të pasohet nga një tërmet më i fuqishëm në ditët në vazhdim.
Tërmeti më i fuqishëm i shekullit mbetet deri tani ai i janarit 2011 në Japoni, ku lëkundjet e forcës nëntë sipas shkallës rihter shkaktuan dallgë deri në 15 metra të larta, përgjegjëse për humbjen e jetës së rreth 20 mijë personave dhe e një emergjence bërthamore në centralin e Fukushimës.