E Shtunë, 31 Tetor 2026

BSH-ja ul normën bazë të interesit

Guvernatori i Bankës Qendrore, Ardian Fullani, bëri të ditur vendimin e Këshillit Mbikëqyrës të këtij institucioni.

“Ulja e normës bazë të interesit ndërmerret në kushtet e presioneve inflacioniste dhe në mbështetje të pritjeve për një politikë fiskale më të përmbajtur gjatë periudhës së ardhshme. Një vendim i tillë ofron kushtet e përshtatshme monetare për përmbushjen e objektivit të inflacionit, rrit stimulin monetar dhe nxit aktivitetin ekonomik në vend”, tha ai.

Sipas Fullanit, ekonomia ka vijuar të rritet, megjithëse me ritme shumë të ngadalta, por shtoi se janë konstatuar bilance të shëndosha, hapësira të disponuara për stimul makro ekonomik dhe suksesin në ruajtjen e ekuilibrave. “Inflacioni mesatar vjetor në gjashtëmujorin e dytë është  2.9%, duke rënë në krahasim me vlerën e shënuar në gjashtëmujorin e parë, kjo tendencë u forcua më tej në gjysmën e dytë të vitit”, vijoi. /Start/

                                                                                             2012-01-25 13:49
   

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›