Greqi, gjenden 2 adoleshentë të vrarë, vajza është shqiptare

Një adoleshente shqiptare së bashku me shkokun e saj grek janë gjetur të vrarë nga policia greke. Ngjarja e rëndë është shënuar pranë Lagadas në Selanik ku dy të rinj të moshës 15-16 vjeçare janë gjetur së masakruar në një pyll.
Pas testit të AND-së, policia greke bërë të mundur identifikimin e viktimave ku vajza është shqiptarja nga Drenova e Korçës Kristina Miçani e cila jetonte me të atin në Greqi.
Mësohet se pak kohë më parë, familjet e adoleshentëve kishin raportuar zhdukjen e tyre dhe policia kishte nisur kërkimet, por pas shumë kërkimesh trupat e tyre janë gjetur nga një banor i zonës, që kishte dalë për dru në pyll. Identifikimi, sipas policisë ka qenë i vështirë, pasi trupat kanë qenë të dekompozuar, ndërkohe që AND-ja ka ndihmuar për njohjen e tyre. Ndërkohë policia greke ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes makabre, identifikimin e autorëve dhe kapjen e tyre.