E Diel, 1 Nëntor 2026

“21 Janarit”, të akuzuarit lihen në “shtëpi”

Tre të pandehurit, janë lënë sërish në “arrest shtëpie”. Bëhet fjalë për ish-Komandantin e Gardës, Ndrea Prendi, shoferin e tij, Margarit Kume dhe përgjegjësi i IT në kryeministri Armando Kasaj dolën e sot para Gjykatës së Tiranës për t’u njohur me masën e dhënë pak ditë më parë nga kjo gjykatë ‘arrest shtëpie’ për ngjarjet e 21 janarit.

Masa ndaj tyre erdhi pas kërkesës së Prokurorisë për arrestimin e tre persona të akuzuar si të implikuar në ngjarjen e 21 janarit. Sipas zonjës Rama, nga pistoleta e Prendit janë qitur 11 plumba, nga të cilët një ka qëlluar demonstruesin Faik Myrtaj, ndërsa të tjerë janë goditur në pemë.

“Nga aktet e ekzaminimeve balistike të kryera si në  laboratorin e Kriminalistikës në Tiranë, ashtu edhe në laboratorët e kriminalistikës së FBI në SHBA, rezulton e provuar tej çdo dyshimi se nga arma personale e shtetasit Ndrea Prendi, pistoletë tip Beretta e kalibrit 9 mm dhe me numër P52796Z, janë realizuar 11 qitje në drejtim të turmës. Një nga predhat që është qitur nga arma e shtetasit Ndrea Prendi, ka shkaktuar vdekjen e shtetasit Faik Myrtaj”, theksoi kryeprokurorja. Dy ditë më parë, Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama bëri të ditura rezultatet laboratorike të ekspertizës së FBI-së. 

Ajo shtoi se Prokuroria ka hetuar edhe fshirjen e pamjeve filmime. “Gjithashtu, Prokuroria ka hetuar edhe në drejtim të fshirjes së pamjeve filmike të regjistruara nga kamerat e sigurisë të Këshillit të Ministrave.  Ekzaminimet më të specializuara të lobaratorëve të FBI-së, konfirmuan përtej çdo dyshimi se në datë 21.01.2011, nga ora 19:24’ deri 19:36’, nga pajisja regjistruese e këtij sistemi, janë kopjuar të dhënat e regjistruara duke i hedhur në një pajisje të jashtme, (që mund të jetë Hard Disd, USB, DVD dhe DVD-Writer). Në momentin që kanë ndodhur ngjarjet, kanë qenë në punë 11 kamera, të cilat kanë qenë të programuara të kryejnë filmime të cilësisë së lartë. Filmimet e regjistruara nuk u vunë dhe janë vënë ende në funksion të hetimit të Prokurorisë, dhe në dt. 22 janar 2011, ora 00.51, pajisjes i është bërë formatim të Hard Diskut duke fshirë kështu çdo regjistrim që kish bërë deri në atë kohë (përfishrë dhe filmimet e ngjarjeve gjatë protestës)”, vijoi më tej Ina Rama. Sipas saj, këta persona paraqiten si me rrezik për qetësinë publike ndaj duhet të arrestohen. /Start/

                                                                                             2012-01-25 15:51
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›