E Shtunë, 31 Tetor 2026

Asanzh do të drejtojë një program televiziv në Rusi

Sipas publikimit të bërë në “Wikileaks”, ai planifikon të intervistojë politikanë të lartë, mendimtarë dhe revolucionarë nga të katër anët e botës, gjithçka do të transmetohet në "Russia Today".

Asanzh aktualisht po lufton kundër ekstradimit nga Britania e Madhe në Suedi, ku akuzohet për përdhunim, akuzë të cilën ai e mohon.

Ndërkohë, “BBC” raporton se as Asanzhi dhe as kompania që mendohet se do të transmetojë programin e tij nuk ishte e mundur të kontaktoheshin mëngjesin e së mërkurës./Start/F. Prroni/

                                                                                             2012-01-25 14:24
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›