BSH, printon 2 mije lekeshin
Banka e Shqiperise ka bere te ditur se do te hedhe ne qarkullim kartmonedhen me vlere nominale 2 mije leke. Vendimi eshte marre bazuar ne kerkesat e tregut shqiptar si dhe ne perputhje me praktikat me te mira, te zhvilluara nga bankat qendrore, ne fushen e emisionit te parase. Hedhja ne qarkullim e kesaj kartemonedhe sipas BSH do te plotesoje hapesiren aktuale midis prerjes 1000 Leke dhe asaj 5000 Leke, duke i krijuar njekohesisht publikut lehtesi ne kryerjen e pagesave ne te gjitha njesite e shitjes apo te sherbimeve te ndryshme. BSH ben te ditur se eshte e natyrshme se prerja 2000 Leke do te rradhitet ne vargun e prerjeve ekzistuese te kartemonedhes shqiptare, duke bere qe seria e kartemonedhave shqiptare te kete te njejtin ndertim logjik me serine e kartemonedhave euro. Njekohesisht, hedhja ne qarkullim e kesaj prerjeje, do te ndihmoje mjaft edhe ne permiresimin e cilesise te parase ne qarkullim, pasi do te zevendesoje kartemonedhat e demtuara te te gjitha prerjeve te tjera.
Konceptimi i kartemonedhes se re 2000 Leke, eshte realizuar duke kombinuar tematiken, pamjen e jashtme, elementet e sigurise dhe procesin e shtypjes. Kartemonedha ka si tematike periudhen ilire dhe si perfaqesues eshte zgjedhur mbreti Gent, portreti i te cilit eshte vendosur ne pamjen e perparme te kartemonedhes. Ne pjesen e pasme, eshte vendosur pamja e amfiteatrit te Butrintit dhe lulja Gentiana. Periudha ilire nuk ka qene e perfaqesuar deri tani ne serine e kartemonedhave shqiptare. Nga kjo periudhe, si figure u perzgjodh mbreti Genti, pasi ky i fundit njihet nga historia si preresi i monedhes se perbashket per te gjitha qytetet ilire te kohes dhe si zbuluesi i vetive kuruese te bimes Gentiana, emri i se ciles vjen pikerisht nga emri i tij. Shtypja e kesaj kartemonedhe i eshte nenshtruar nje procesi bashkekohor, duke bere qe ajo te rreshtohet perkrah kartemonedhave te tjera, qe permbushin standardet me te mira. Ne kete menyre, Banka e Shqiperise synon te arrije nivelet e bankave te tjera qendrore te arritura ne fushen e emisionit, duke perdorur elemente sigurie te zhvilluara kohet e fundit ne kete fushe.