E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjermania: Pavaresia, nje nga ngjarjet kryesore ne vitin 2008

Shpallja e pavaresise dhe njohja nderkombetare e Kosoves jane disa nga ngjarjet kryesore politike te vitit qe po e leme pas. Ky ka qene vleresimi i shefit te diplomacise gjermane, Frank Ualter-Steinmeier. Sipas vleresimit te tij, bilancit pozitiv i dukshem, i ka kontribuar marreveshja me Beogradin rreth kornizes se veprimit te misionit evropian ne Kosove. "Jam i lumtur qe ia kemi dale te gjejme bazen juridike per fillimin e punes se EULEX-it dhe tani mund te llogarisim ne sjelljet konstruktive te Serbise. Sepse ka ekzistuar nje rrezik dhe nje risk i madh per shtetin e ri qe per shkak te mungeses se bazes juridike, EULEX-i te jete kompetent vetem per pjese te Kosoves. Aq me teper konsideroj se tani kemi vene bazen e mire", tha Steienmeier para gazetareve. Doganieret, policet dhe gjykatesit evropiane, i pret nje pune e veshtire deshmon edhe menyra se si jane sjelle kohe me pare autoritetet e Prishtines ndaj te agjenteve te arrestuar gjermane te sherbimit sekret BND. Ata tre me dite kane qene te mbyllur pa prova per perzierje ne nje sulm me bombe ndaj zyres se BE-se ne Kosove. "A do te shenoje misioni EULEX ne te ardhmen sukses, nuk varet vetem prej tij, por edhe nga veprimi konstruktiv i veprimit te qeverise se Kosoves. Ne shpresojme per kontributin e saj ne menyre qe sa me pare te vendoset shteti juridik", eshte shprehur ministri i Jashtem gjerman.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›