Kosoves i propozohet modeli i Irlandes
Rasti i Britanise se Madhe dhe Irlandes mund te jete nje shembull per fillimin e marredhenieve te mira fqinjesore edhe ne mes Kosoves dhe Serbise. Keshtu ka thene Kryeministri i Irlandes, Brian Couen, gjate takimit me Presidentin e Kosoves Fatmir Sejdiun dhe kryeministrin Hashim Thaci. Kreu i qeverise irlandeze tha se permiresimi i raporteve fqinjesore mes shtetit te tij dhe Britanise se madhe, eshte nje gje me te cilin krenohen. "I kam thene Presidentit dhe kryeministrit qarte se pervoja jone ne procesin paqesor ne mes Britanise dhe Irlandes, eshte dicka me te cilin krenohemi, qeveria jone eshte e gatshme te ndihmoje qe te njejten gje te arrije edhe Kosova dhe Serbia", ka thene kreu i qeverise Irlandes gjate qendrimit ne Kosoves. Kryeministri irlandez tha se shteti i tij ka ndare pese milion euro, ne konferencen e donatoreve, per ta ndihmuar Kosoven per permiresimin e infrastruktures ne fusha te ndryshme. Kouen ka vleresuar larte punen qe eshte bere ne Kosove, sidomos me hyrjen ne fuqi te kushtetutes se Republikes, dhe implementimin e propozimit te Ahtisarit.