E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nurja: Shifrat e INSTAT jane te rregullta

Drejtoresha e INSTAT Ines Nurja ne nje dalje te bere publike gjate dites se djeshme ka kritikuar deklarata e bera nga ana e esponenteve te opozites ne lidhje me te dhenat e fundit te PBB-se se nxjerra nga INSTAT. "Dua te shpreh indinjaten time per komentet dhe prononcimet jo profesionale te shprehura ne media ditet e fundit ne lidhje me rritjen ekonomike tremujore. Institucioni qe une drejtoj nuk mund te perdoret sa here qe i lind nevoja subjekteve politike apo te ashtuquajtureve analisteve ekonomike, per shifrat qe ai publikon here pas here per interesat e tyre meskine politike.

Publikimi i PBB-se tremujore eshte mund i nje pune disa vjecare te specialisteve te ketij instituti dhe nuk mund te perbaltet nga disa deklarata te cilat kane thjesht per qellim fitimin e kaptalit politik. Ky eshte investimi me i keq qe ata i bejne shoqerise dhe politikes shqiptare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›