Bogdanovic: Serbia do te injoroje Kushtetuten dhe Qeverine
Ministri serb per Kosoven, Goran Bogdanovic, gjate nje vizite dje ne Kosove, tha se Serbia do injoroje Kushtetuten dhe qeverine e Kosoves dhe se do bashkepunoje vetem me bashkesine nderkombetare ne Kosove. Qeveria e Kosoves thote se delegacioni serb kishte marre lejen per vizite ne menyre legale nga institucionet kosovare. Nje delegacion i larte i qeverise serbe ka vizituar strukturat paralele serbe ne Gracanice, vetem disa kilometra larg Prishtines. Delegacioni shteteror serb u kryesua nga ministri serb per Kosoven, Goran Bogdanovic, i cili gjate qendrimit te tij ne kete vend, inauguroi posten e rinovuar ne Gracanice, per te cilen mesohet se qeveria serbe ka investuar me se 90 mije euro. Ndonese autoritetet kosovare dhe ato nderkombetare kishin shpallur te pavlefshme zgjedhjet serbe te 11 majit ne Kosove, permes te cilave banoret serbe te komunave me shumice serbe zgjodhen perfaqesuesit e tyre, sforcimi i ketyre strukturave paralele serbe vazhdon te jete sfide me vete per te gjitha palet institucionale ne Kosove. Qendrimi i qeverise serbe karshi institucioneve kosovare, nderkohe duket te jete shume i qarte. "Ne i kemi zgjedhjet tona, i kemi institucionet tona. Gjithe ate qe do ta bejme ne Kosove, do ta bejme ne bashkepunim me bashkesine nderkombetare. As Kushtetuta, as qeveria e Kosoves, per ne nuk jane te pranueshme dhe ne nuk do te bazohemi ne qendrimet dhe deklaratat e tyre", tha ministri serb per Kosoven, Goran Bogdanovic.
RIKTHIMI
Goran Bogdanovic theksoi se qeveria serbe ne axhenden e angazhimeve te saj per javet dhe muajt e ardhshem, do te kete edhe vazhdimin e mbeshtetjes per banoret serbe te Kosoves. Qellimi kryesor ne kete drejtim, sipas tij, eshte kthimi i serbeve te zhvendosur.
RIKTHIMI
Goran Bogdanovic theksoi se qeveria serbe ne axhenden e angazhimeve te saj per javet dhe muajt e ardhshem, do te kete edhe vazhdimin e mbeshtetjes per banoret serbe te Kosoves. Qellimi kryesor ne kete drejtim, sipas tij, eshte kthimi i serbeve te zhvendosur.