BSH, publikon raportin e sistemit bankar

Në mbledhjen e tij të datës 16 shtator 2009, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim gjendjen e sistemit bankar në fund të tremujorit të dytë të vitit 2009 ku konstatoi se kredidhënia ka rinisur duke shënuar rritje të mëtejshme.
Raporti evidenton se totali i aktiveve të sistemit bankar përllogaritet në fund të tremujorit të dytë të vitit në nivelin e rreth 832 miliardë lekëve.
Megjithëse me ritme më modeste, edhe këtë tremujor kredidhënia duket të ketë patur rritje të mëtejshme. Konkretisht, kjo rritje përllogaritet me rreth 4.4 miliardë lekë (1.05 për qind), kundrejt rritjes prej 20.84 miliardë lekë (5.25 për qind) gjatë periudhës paraardhëse, megjithëse kjo e fundit ka qenë në fakt kryesisht rrjedhojë e ndryshimeve në kursin e këmbimit.
Mbi bazë vjetore (qershor'08-qershor'09) rritja e portofolit të kredisë përllogaritet në nivelin e 21.7 për qind apo 75.2 miliardë lekëve, duke arritur kështu në fund të gjashtëmujorit të parë të vitit 2009 në nivelin e 422 miliardë lekëve.
Kredia në valutë ka rënë me rreth 2.75 miliardë lekë ose me 0.9 për qind si rrjedhojë e rënies së kredisë në monedhën e përbashkët evropiane (euro) në masën rreth 19 milionë euro, apo rreth 2.5 miliardë lekë ndërkohë që kredia në Usd u rrit rreth 1.4 milionë usd, ose rreth 130 milionë lekë. Kredia në monedhën vendase (Lekë) u rrit me rreth 7.1 miliardë lekë ose me 6.2 për qind.
Bankat e mëdha vlerësohet të kryejnë mbulim më të mirë ndaj rrezikut indirekt të kredisë nëpërmjet luhatjeve të pafavorshme të kursit të këmbimit kundrejt bankave të mesme dhe të vogla, ndërsa të gjitha grupbankat duket të kenë ulur ekspozimin e tyre ndaj këtij rreziku.