E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kushtet e kredive, tkurret kërkesa për apartamente

16/09/2009   Raporti për gjysmën e vitit

Shtrëngimi i kushteve të kreditimit gjatë vitit 2009, bazuar në vrojtimin e aktivitetit kreditues, sugjeron për një ndrydhje të kërkesës për blerjen e apartamenteve. Sipas BSH-së, dinamika e kërkesës dhe ofertës në tregun e pasurive të paluajtshme, në kushtet e një kërkese më të tërhequr dhe të një oferte të qëndrueshme, sugjeron një frenim të rritjes së mëtejshme të çmimeve mbi nivelin aktual. Sipas raportit të BSH-së për 6 muajt e parë të vitit 2009, çmimet në ndërtim kanë prirje të shkojnë drejt rritjes së mëtejshme. Ky raport vlerëson se rritja faktike në indeksin e çmimeve të shitjes në tremujorin e dytë të vitit 2009, është paraprirë nga vlerësime të bizneseve ndërtuese për rritjen e çmimeve të prodhimit. “Në linjë me vlerësimin për rritje të çmimeve të prodhimit gjatë tremujorit të parë të vitit, bizneset presin rritje të çmimeve të prodhimit gjatë tremujorit të dytë të vitit 2009. Pritjet për çmimet në rritje nga ana e bizneseve ndërtuese shkojnë në një drejtim me parashikimin e bizneseve ndërtuese për pakësim të inventarëve, të cilët ishin rritur shumë në tremujorin e fundit të vitit 2008, duke sugjeruar se oferta në tregun e pasurive të paluajtshme do të mbetet e qëndrueshme”, - theksohet në këtë raport. Pjesa më e madhe e çmimeve të njoftuara për shitje banese është e shprehur në monedhën euro.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›