Energjia, koncesionet shtojnë prodhimin me 44 për qind
16/09/2009 Aktualisht, 40 për qind e energjisë importohet dhe 60 për qind është prodhimi vendas
Koncesionet në sektorin e energjisë po japin frytet e para. Kjo konfirmohet nga të dhënat e Institutit të Statistikave për gjysmën e parë të vitit. Kështu, prodhimi vendas i energjisë është rritur ndjeshëm, si pasojë e vënies në punë të disa impianteve private. “Prodhimi i hidrocentraleve u rrit me 50.5 për qind, duke dhënë ndikimin kryesor në rritjen e burimeve të energjisë elektrike. Ky prodhim këtë gjashtëmujor, zuri 98 për qind të prodhimit gjithsej në vend. Rritje të ndjeshme prej 44 për qind ka energjia e prodhuar nga impiantet private me koncesion krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. TEC-et gjatë gjashtëmujorit të parë 2009 nuk kanë prodhuar energji elektrike”,- bëhet e ditur në analizën e ekspertëve të INSTAT-it, për Bilancin e Energjisë Elektrike.
Energjia
Viti 2009 ka sjellë edhe një ndryshim rrënjësor në raportin mes importit dhe eksportit. Vlerat neto të energjisë së shitur kanë kapërcyer ndjeshëm importet dhe kjo ndodh për herë të parë pas shumë vitesh. Gjatë viteve të mëparshme, energjia e importuar ka qenë burimi kryesor i furnizimit të vendit, këtë vit ajo ka qenë plotësuese. “Energjia elektrike e prodhuar në gjashtëmujorin e parë 2009 është 2.994 gigavat orë dhe zë 61.5 për qind të sasisë gjithsej të energjisë. Importi (përfshirë këmbimet) i energjisë elektrike është rritur me 26 për qind krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit 2008. Sasia e importuar (përfshirë këmbimet), është 1.869 gigavat orë. Kjo sasi përbën 38.4 për qind të sasisë të energjisë elektrike të përftuar gjithsej në gjashtëmujorin e parë 2009 nga 42.7 për qind që përbënte në gjashtëmujorin e parë të vitit 2008”,- theksohet në raport. Ekspertët evidentojnë se prodhimi i energjisë elektrike nga të gjitha burimet është rritur me 40 për qind kundrejt pjesës së parë të vitit të kaluar. Konsumatorët
Familjarët mbeten konsumatorët kryesorë të energjisë elektrike. Sipas të dhënave të INSTAT-it, energjia e konsumuar nga sektori i familjes është rritur me 2.2 për qind ndaj sasisë së energjisë elektrike të konsumuar në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. “Ky sektor ka konsumuar 58.9 për qind të sasisë së përdorur nga konsumatorët gjithsej. Energjia elektrike e konsumuar nga përdoruesit e tjerë është ulur me 6.4 për qind në gjashtëmujorin e parë të vitit 2009 krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë”,- vlerësojnë në raportin e tyre specialistët e INSTAT-it. Drejtues të Korporatës Elektorenergjetike Shqiptare sigurojnë se qytetarët do të furnizohen pa ndërprerje me energji elektrike. Kjo pasi situata energjetike në vend është pozitive. KESH-i ka krijuar një rezervë hidrike që llogaritet në 1.3 miliardë kilovat orë. Aktualisht vendi po furnizohet nëpërmjet prodhimit vendas dhe importit. Rreth 60 për qind e vendit furnizohet nëpërmjet prodhimit vendas dhe 40 për qind sigurohet nga importi i energjisë elektrike.
Humbjet
Humbjet e energjisë elektrike mbeten një problem tepër shqetësues për ekonominë e vendit. Çdo katër kilovatorë të hedhur në treg një humbet. Por më e qartë duket situata nëse krahasojmë sasitë e humbjeve. Në gjashtë muajt e parë të vitit 2009 nga 4.8 miliardë kilovatorë energji të hedhura në rrjet 1.2 miliardë janë regjistruar të humbura. Ndërsa sasia e energjisë që faturohet për këtë periudhë është vetëm 2 miliardë kilovatorë. Sipas shifrave zyrtare, rezulton që përkeqësimi ka vazhduar edhe pas privatizimit të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes. INSTAT përllogarit rritje të humbjeve me 7.3 për qind. Sasitë e importuara gjatë kësaj periudhe janë rritur dhe sipas ekspertëve ato kanë mbuluar në një pjesë të mirë humbjet.
Eksporti
Korporata Elektonenergjetike Shqiptare siguroi mbi 15 milionë euro nga shitja e energjisë. Gjatë pjesës së parë të 2009-s, KESH-i eksportoi një sasi të konsiderueshme energjie, e favorizuar edhe nga reshjet e bollshme. Fondi i siguruar ndihmoi financat e korporatës, si dhe bilancin tregtar të vendit gjatë kësaj periudhe. Eksporti i energjisë elektrike nisi që prej datës 11 janar të këtij viti dhe u ndërpre në fund të muajit qershor. Gjatë kësaj periudhe u shitën më shumë se 410 milionë kilovat orë energji, kryesisht në Kosovë dhe në Greqi. Rezervat hidrike të grumbulluara në kaskadën e lumit Drin aktualisht do të ruhen për të furnizuar vendin me energji gjatë muajve të ardhshëm, duke synuar reduktimin e eksporteve, pa përjashtuar shkëmbimet.