BSH, studim për inflacionin
Analiza
Banka e Shqipërisë ka kryer një studim mbi inflacionin, duke e lidhur me situata të ndryshme në vite dhe efektet në ekonomi. Studimi “Persistenca (vazhdimësia) e inflacionit në Shqipëri”, përgatitur nga Vasilika Kota, nga departamenti i kërkimeve, paraqet një vlerësim të persistencës së inflacionit gjatë viteve 1993-2008. Sipas autores, ka një shmangie të konsiderueshme në mesataren e inflacionit gjatë dy periudhave me regjim monetar të ndryshëm dhe inflacioni bazë shfaq persistencë më të lartë se ai total. Një ndër konkluzionet kryesore të studimit është se politika monetare e bankës qendrore ka qenë efektive në reduktimin e inflacionit.
#