E Diel, 1 Nëntor 2026

Republikanët parashikojnë 520 milionë USD nga ALUIZNI

Strategjia

Partia Republikane, forca politike që mbron interesat e pronarëve, parashikon që nga procesi i legalizimeve të krijohen të paktën 520 milionë dollarë. Vlera totale ka dalë mbi përllogaritjet në bazë të detyrimeve që duhet të paguajë zotëruesi i objektit informal. Tre vjet më parë, republikanët me draftin e paraqitur në Kuvend pretendonin se shuma në fjalë do të ndihmonte procesin e kompensimit të ish-pronarëve, kurse demokratët kishin dalë me konkluzione të ndryshme sa i takon vlerës nga ALUIZNI. Qeveria kishte parashikuar se të ardhurat nga legalizimi ose çmimi në total i procesit të legalizimit, do të ishin 400 milionë dollarë, me një mesatare minimale prej 2000 dollarë pagese për legalizimin e çdo banese. Deri tani nuk ka një shifër zyrtare të të ardhurave të planifikuara nga procesi i legalizimeve...

#

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›