TAP, tre vendet me nje qendrim: Rruge vitale furnizimi me gaz Eglantina Nasi
Projekti i gazsjellesit Trans-Adriatik, do te kontribuoje ne krijimin dhe zhvillimin e tregut te gazit ne Shqiperi. Duke i dhene fund izolimit te tij prej tregjeve evropiane nepermjet lidhjes njeherazi me sistemet perkatese te Italise dhe Greqise. Ky eshte konkluzioni i nxjerre vetem per palen tone, ne deklaraten e perbashket te autoriteteve rregullatore per energjine te tre vendeve te perfshira ne te. Fjala eshte per ato te Italise, Greqise dhe Shqiperise, te cilet dje kane konkluduar vleresimin e tyre ne lidhje me aplikimin per projektin e gazsjellesit “Trans-Adriatik Pipeline” (TAP). Ndersa e kane cilesuar ate ne menyre perfundimtare si nje rruge furnizimi vitale me gaz per rajonin e Evropes Juglindore, ku gjendet edhe vendi yne. “Projekti TAP do te behet nje rruge furnizimi vitale per Evropen Juglindore sepse ai do te lehtesoje gazifikimin e vendeve te rajonit, do te ule vartesine e tyre prej nje burimi te vetem furnizimi dhe do te kontribuoje ne zhvillimin e infrastrukturave te tjera te rendesishme sikurse Jonian Adriatik Pipeline (IAP) dhe Unaza e Gazit te Komunitetit te Energjise”, cilesohet ne deklaraten e perbashket. Duke shtuar me tej edhe faktin tjeter se me perfundimin e ndertimit, gazsjellesi TAP do te jete nje interkonjektor madhor, i cili do te hape pikerisht Korridorin Jugor te Gazit per furnizimin e Evropes me gaz prej burimeve te Kaspikut. “Keto sasi te reja gazi, pare nga nje perspektive evropiane do te jene te konsiderueshme per te reduktuar vartesine e furnizimit me gaz te Bashkimit Evropian prej burimeve tradicionale si Rusia, Algjeria dhe Norvegjia. Vecanerisht te kombinuara me burimet e furnizimit me gaz qe importohen ne Itali prej Afrikes se Veriut dhe vendeve te tjera”, thuhet me tej, ne qendrimin e perbashket te tre vendeve te perfshira ne projektin TAP. Me tej, ai pohon se te tria keto pale kane arritur tashme ne nje pozicion te njejte dhe do t’i paraqesin Komisionit Evropian qendrimin e tyre te perbashket per projektin Trans-Adriatik. “Perjashtimi eshte akorduar se bashku me kushte detyruese shtese. Keto kushte lejojne ushtrimin e te drejtes se hyrjes pa diskriminim te paleve te treta per te pakten 50% te kapacitetit maksimal prej 20 BCM2/vit, me tarifa qe reflektojne kostot, dhe sigurojne pavaresine e TAP AG si operator i sistemit te transmetimit”, eshte nje detaj tjeter qe percakton ky qendrim, pikerisht mbi ate te perjashtimit se bashku me kushte detyruese, teksa vleresohet se tre vendet kane arritur ne nje pozicion te njejte.