BSH:Ekonomia e vendit në rrezik nga bursat
Autori i Lajmit: red.
Situata në tregjet financiare ndërkombëtare përbën ende rrezik për ekonominë shqiptare. Kjo për shkak të varësisë së madhe që ka vendi ynë nga mallrat e importit. Konstatimi është bërë në raportin e fundit të Bankës së Shqipërisë. Sipas institucionit mbikëqyrës bankar, ambienti i jashtëm mbart një potencial të caktuar rreziku, i cili vazhdimisht do të mbahet nën monitorim.
Por Banka e Shqipërisë ka evidentuar se shkalla e materializimit të këtyre rreziqeve është në rënie. Sipas saj, kjo duket se edhe tek inflacioni, që gjatë muajve të fundit ka ardhur në ulje. Në fund të muajit korrik, ky tregues arriti nivelin e 3.7 për qind, duke pësuar rënie për të katërtin muaj, pas rekordit prej 4.6 për qind të shënuar në mars. Bazuar në këtë ecuri të inflacionit, Banka e Shqipërisë ka vendosur të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesin për monedhën kombëtare lekun, në nivelin e 6.25 për qind. Sipas saj, deri në fund të vitit, inflacioni do të vazhdojë të luhatet brenda objektivit maksimal të parashikuar që është 4 për qind.
Ky lajm është publikuar: 01/09/2008