E Shtunë, 31 Tetor 2026

LDK: Qeveria pa arsye vonon projektin e Kosovës së Re

Duke pasur parasysh se Kosova ka rezerva të konsiderueshme të qymyrit, do të duhej të që të mos ketë probleme me energji.Por e vërteta është se Kosova përkundër rezervave të mëdha të linjitit, ka mungesë të energjisë dhe të kapaciteteve energjetike. Kështu e ka vlerësuar Këshilli i Ekspertëve i Lidhjes Demokratike të Kosovës gjendjen energjetike, në vend në një konfernvcë për media.

Deputetja e LDK-së, Teuta Sahatqija ka thënë se Qeveria pa kurrfarë arsye të qëndrueshme vonon projektin e Kosovës së Re. Madje, sipas saje, Komiteti Drejtues për Termocentrali Kosova e Re para disa ditëve ka marr vendim për shprehjen e interesit për paket projektin Kosova e Re nga i cili është larguar Termocentrali Kosova B.

“Largimi i TC Kosova B nga pakoja e privatizimit është ne kundërshtim me Strategjinë e Energjisë 2009 – 2018 te amandamentuar me propozimin e Qeverise në seancën plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës, me 01.04.2010”, tha Sahatqija. Ajo tregojë se Kuvendi i Kosovës në seancën plenare të mbajtur me 01.04.2010 ka marrë vendim për miratim të Strategjisë së Energjisë 2009-2018, dhe se bazuar në vendim janë marr në konsiderim edhe rekomandimet e komisionit Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion si në vijim: ”3. Në Strategjinë e Energjisë, seksioni 11. 2. 5 Revitalizimi i TC “Kosova B”me pjesëmarrjen e sektorit privat, ndryshohet fjalia e tretë e paragrafit të dytë dhe formulohet si vijon: “sektori privat do të përfshihet në kuadër të transaksionit “Kosova e Re”””.

Pasi që në vendimin e marr është pranuar të riformulohet siç është në pikën 3 të vendimit ku kërkohet që “sektori privat të përfshihet në kuadër të transaksionit “Kosova e Re”, LDK-ja konsideron se Qeveria nuk ka mundur të vazhdojë me projektin Kosova e Re ( pa Termocentralit Kosova B në pakonë Kosova e Re) pa u aprovuar ndryshimet në dokumentin Strategjia e Energjisë 2009-2018.

Lidhja Demokratike e Kosovës konsideron se Qeveria duhet që të veprojë sipas Strategjisë së Energjisë 2009-2018 bazuar në Ligjin për Energjinë, e më këtë edhe Komiteti Drejtues për Projektin Kosova e Re.

“Largimi i TC Kosova B nga Projekti Kosova e Re pa amandamentimin e Strategjisë së Energjisë është i jashtë ligjshëm. Qeveria e Kosovës (Ministria e Zhvillimit Ekonomik) duhet të informojë Kuvendin e Republikës së Kosovës për dështimet e një pas njëshme të projektit Kosova e Re nga viti 2010”, akne konstatuar ekspertet e LDK-së.


Sipas LDK-së vonesat në realizimin e këtij projekti do të jenë barrë e rëndë për qytetarët e Kosovës, sepse do të jenë të detyruar të paguajnë tarifa të larta, ndërsa sektori i ekononomisë nuk do të mund të zhvillohet. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›