BSPK shënon 20-vjetorin e themelimit

Drejtues të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), në 20-vjetorin e themelimit, thanë se ky organizim sindikal është duke hasur në vështirësi të shumta rreth realizimit të programeve sindikale dhe synimeve të saj.
Kryetari aktual i BSPK-së, Haxhi Arifi, adresoi edhe me këtë rast kritika ndaj mënyrës së privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore dhe mosmiratimit të infrastrukturës ligjore për punëtorët.
Arifi ka rikujtuar se Sindikatat e Pavarura të Kosovës, më vonë BSPK, si asociacion jopartiak u themelua në kohën e vlimeve të mëdha politike, atëherë kur bëhej fjalë për rrënimin e autonomisë së Kosovës dhe kërcënimeve serioze të qenit shqiptar në trevat etnike brenda kufijve të shtetit jugosllav.
Sipas tij, në atë periudhë, zhvillimet politike ishin të tilla sa që të drejtat e punëtorëve ishin vetëm një segment i të drejtave që po humbiste populli shqiptar i Kosovës, prandaj nevojë imediate e kohës ishte mbrojtja e qenies kombëtare.
“Përkundër kontributit sindikal dhënë në shumë drejtime të shtet ndërtimit të vendit, megjithatë mund të thuhet se reformat e bërë në ekonominë e Kosovës kanë ndodhur pa pëlqimin e BSPK-së”, tha Arifi, transmeton KosovaPress.
Për më tepër ai ka shtuar se mënyrat dhe metodat e privatizimit të ndërmarrjeve jo vetëm që nuk e ka rritur numrin e të punësuarve, përkundër shumicën e punëtorëve e ka qitur në rrugë dhe se BSPK-ja është tejet e zhgënjyer me këto metoda.
“BSPK-ja vazhdimisht ju ka tërhequr vërejtjen institucioneve relevante se largimi nga puna ka qenë pa miratim të programit social i cenon të drejtat themelore të punëtorëve, megjithatë vepruan të kundërtën duke keqësuar edhe më shumë gjendjen sociale të popullsisë në Kosovë. Me këtë rast rreth 60 për qind të punësuarve u larguan nga vendet e tyre të punës, për shkak të kësaj forme të privatizimit, prandaj lirisht mund të thuhet se privatizimi në Kosovë ka qenë një dështim i plotë”, ka thënë Arifi.
Kreu i BSPK-së ka thënë se edhe pas 11 vitesh nga përfundimi i luftës dhe dy vite të pavarësisë ende nuk ka përfunduar miratimi i infrastrukturës ligjore, që rregullojnë të drejtat dhe veprimet sindikale në Kosovë.
Nga ana tjetër, kryetari i parë i BSPK-së, Hajrullah Gorani ka thënë se kjo organizatë ka dëshmuar se është organizatë që i respekton parime më të mira evropiane. Sipas tij sindikalizmi duhet të punojë për të drejtat e punëtorëve dhe asnjëherë të bëhet bisht i qeverisë.
Në shënimin e këtij përvjetori, mori pjesë edhe kryeministri Hashim Thaçi, i cili e vlerësoi lart kontributin e sindikatave për këta 20 vjet edhe në formësimin e pavarësisë së Kosovës.
I pari i qeverisë ka thënë se nga të gjitha ndërmarrjet e privatizuara deri më tani rreth 30 milionë euro janë shpërndarë subjekteve përkatëse, ndërsa ka premtuar angazhimin e tij që brenda periudhës 1 vjeçare të shpërndahen të gjitha mjetet e ndërmarrjeve të privatizuara.
Në fund u janë ndarë mirënjohje disa prej anëtarëve të kësaj sindikate, për kontributin e dhënë.