E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tregtarët e bukës, Ok konkurrencës

Marrëveshja

Autoriteti i Konkurrencës, bazuar në informacionin e marrë nga media mbi rritjen e çmimit të bukës, të njoftuar në emër të shoqatës së prodhuesve të bukës të Qarkut të Korçës, vendosi për hapjen e hetimit paraprak, për të vërtetuar ekzistencën ose jo të një marrëveshjeje të ndaluar në kuptim të ligjit “Për mbrojtjen e konkurrencës”. Nga inspektimet dhe sipas deklarimeve të prodhuesve të bukës, që morën pjesë në seancë, u konstatua se nuk ekziston një shoqatë vetëm për bukëpjekësit, por ka një shoqatë për bizneset e vogla. Gjithashtu, çmimi i këtij produkti në raport me peshën është më i ulët i krahasuar me rrethet e tjera të Shqipërisë. Pjesëmarrësit deklaruan se pas inspektimeve dhe njohjes me ligjin për mbrojtjen e konkurrencës u angazhuan që të veprojnë në mënyrë të pavarur në treg. Për këto arsye, Komisioni i Konkurrencës vendosi mbylljen e procedurës së hetimit paraprak në tregun e prodhimit dhe tregtimit të bukës në Qarkun e Korçës, si dhe pranimin e angazhimeve të palëve për rivendosjen e konkurrencës në treg.

#

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›