E Diel, 1 Nëntor 2026

Zv.ministrat e Financave, takim në Kryeministri

Mbledhja

Takim maratonë i dy zv/ministrave të Financës në Kryeministri, në kuadër të negociatave për rishikimin e buxhetit 2010. Alfred Rushaj, që mbulon sektorin e politikave fiskale dhe Nezir Haldeda, i shpenzimeve, të ngarkuar secili me dosje voluminoze, zhvilluan dje një takim me Kryeministrin Berisha, duke e vënë në dijeni rreth varianteve të reja të projektbuxhetit 2010. Për afro dy javë, Ministria e Financave ka punuar nën trysni të plotë, për shkak të mungesës së të ardhurave të mjaftueshme për hartimin e një pakete të plotë rritjeje pagash dhe pensionesh.

#

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›