BSPK sot organizon protestë në Prishtinë

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, ka ftuar për sot punëtorët, të papunët, studentët, shoqërinë civile dhe pensionistët që të protestojnë me moton “pesë minuta para dymbëdhjetëve”.
Nëpërmjet kësaj proteste BSPK kërkon zbatimin e ligjeve për të drejtat e punëtorëve. Protesta mbahet në sheshin “Nënë Tereza“ në Prishtinë dhe fillon në ora 11:55 minuta./Indeksonline/