Prishtina me më shumë detyra se Beogradi për Marrëveshjen

Drejtori i Zyrës për Kosovën Aleksandar Vulin ka deklaruar se pala serbe ka përgatitur një numër të caktuar ligjesh që duhet të ndryshojnë për implementim të Marrëveshjes së Brukselit, ndërsa Kosova ka detyra shumë më të mëdha kur bëhet fjalë për rregullativën që duhet ta përpunojë.
"Që të funksionojë çdo gjë, Prishtina ka detyrë shumë më të madhe në çështje të rregullativës juridike që duhet t’i bëjë, e Beogradi tashmë ka përgatitur një numër të caktuar ligjesh që duhet të ndryshojnë”, ka thënë Vulin për gazetarët serbë.
Ai ka shtuar se Prishtina duhet të deklarohet se me ç’shpejtësi do të jetë e gatshme të ndryshojë ligjet përkatëse, transmeton koha.
Vulin në fund ka thënë se do të zbatojë politikën e Qeverisë së Beogradit në Kosovë por duke marrë para sysh atë që mendojnë serbët në Kosovë./Indeksonline/