E Hënë, 2 Nëntor 2026

BUDAPEST – Sa’ar: Izraeli pranon propozimin e Trump, por Hamasi duhet të dorëzojë armët

BUDAPEST, 8 shtator /ATSH-ANSA/ – Izraeli i thotë ”po” propozimit të fundit të marrëveshjes me Hamasin, të paraqitur nga presidenti i SHBA-së Donald Trump, njoftoi ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Sa’ar duke folur nga Budapesti së bashku me homologun e tij hungarez, Peter Szijjarto.

“Ne jemi të gatshëm të pranojmë një marrëveshje gjithëpërfshirëse që do t’i jepte fund luftës, bazuar në vendimin e qeverisë”, shtoi ai.

”Kushtet janë kthimi i pengjeve tona dhe dorëzimi i armëve nga Hamasi. Ka udhëheqës evropianë që na kërkojnë ta përfundojmë luftën tani, praktikisht pa kushte”, theksoi ai./   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›