JERUZALEM – Abbas dënon të gjitha format e dhunës, pas sulmit vdekjeprurës izraelit

JERUZALEM, 8 shtator /ATSH-DPA/ – Presidenti palestinez, Mahmoud Abbas përsëriti kundërshtimin e tij ndaj dhunës pas sulmit vdekjeprurës në Jerusalem, raportoi agjencia palestineze e lajmeve WAFA.
‘’Abas dënoi çdo sulm kundër civilëve palestinezë dhe izraelitë dhe të gjitha format e dhunës dhe terrorizmit”, sipas deklaratës.
Në të njëjtën kohë, ai pohoi se ‘’siguria dhe stabiliteti në rajon mund të arrihen vetëm duke i dhënë fund pushtimit të territoreve palestineze nga Izraeli, duke i dhënë fund asaj që ai e quajti “akte gjenocidale” në Rripin e Gazës dhe duke i dhënë fund ‘terrorizmit’ të kolonëve izraelitë në Bregun Perëndimor’’.
Abasi kryeson Autoritetin Palestinez, i cili administron pjesë të Bregut Perëndimor. Organizata për Çlirimin e Palestinës (PLO) është përfaqësuesja e njohur ndërkombëtarisht e popullit palestinez, megjithëse grupi islamist Hamas mbetet një rival i brendshëm i lëvizjes Fatah të Abbasit.
Ndërkohë, ministri i Jashtëm Izraelit Gideon Saar akuzoi Autoritetin Palestinez për inkurajimin e terrorizmit dhe nxitjen kundër Izraelit pasi dy palestinezë kryen një sulm me armë në një stacion autobusi në Jerusalem që vrau gjashtë izraelitë. /os/